Rtv Pendimi
Lajme

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu njoftoi fillimin e operacionit “Moçali” një prej operacioneve më të mëdha në historinë e republikës kundër drogës dhe të ardhurave të krimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarët në ndërtesën e Drejtorisë së përgjithshme të policisë, Soylu tha se duke nisur nga ora 04:30 sipas kohës lokale është reazliuar operacioni nën koordinimin e Prokurorisë së Ankarasë.

“Kolegët zhvilluan një prej operacioneve më të rëndësishme në historinë e republikës, operacion që ishte në ndjekje prej rreth një viti. Emri i këtij operacioni është ‘Moçali’. E veçanta e këtij operacioni është lufta kundër drogës dhe të ardhurave të krimit lidhur me drogën”.

Soylu tha se në luftën kundër të ardhurave të krimit kanë dhënë një përpjekje shumë të madhe Ministria e Drejtësisë, prokuroritë, gjykatat si dhe policia dhe xhandarmëria.

“Operacioni ka lidhje me Holandën, Belgjikën, Spanjën, Italinë, Kilin, Ekuadorin dhe Brazilin. Operacioni është kryer në 11 qytete të Truqisë. Ka pasur rreth 94 objektiva ku deri më tani janë arrestuar 67 persona. Përveçse se ky operacion është kundër të ardhura kriminale, ai ka edhe një veçori tjetër ku është përcaktuar një organizatë e armatosur kriminale”, tha ai duke shtuar se:

“Organizata ka dy drejtues kryesor, njëri prej tyre në Brazil dhe tjetri në Holandë i dënuar me 26 vite burg dhe në kërkim me fletarrest të kuq. Deri tani janë konfiskuar 70 milionë lira (rreth 10 milionë dollarë). Bashkë me të gjithë proceset bëhet fjalë se paratë dhe të ardhurat nga krimi mund të arrijnë mbi 500 milionë lira”.

Ministri Soylu tha se operacioni planifikohej dhe ndiqej prej një kohe të gjatë nga Prokuroria e Ankarasë, Departamenti i narkotikës, drejtoritë e policisë në Ankara dhe Stamboll dhe Zyra për hetimin e krimit financiar (MASAK).

“Dosja në lidhje me operacionin është zhvilluar në mënyrë të fshehtë”, tha Soylu duke bërë të ditur se rreth 2 muaj më parë janë kryer arrestime lidhur me këtë operacion.

“Vendosmëria e shtetit tonë në këtë çështje është e hapur dhe e qartë”

Lidhur me çështjen janë zhvilluar bisedime edhe me ministrin e Drejtësisë, Abdulhamit Gül njoftoi Soylu duke shprehur falënderime për të gjithë ata që kanë kontribuar në operacion.

Soylu vuri në dukje se lufta kundër të ardhurave nga krimi është në mesin e prioriteteve më të rëndësishme dhe se Ministria e Drejtësisë dhe MASAK kanë zhvilluar punime të rëndësishme në këtë çështje.

“Ky është një operacion i rëndësishëm në historinë e republikës kryesisht kundër drogës dhe të ardhurave nga krimi. Në kuadër të kësaj, deri më tani nuk ka pasur ndonjë operacion në këtë madhësi, por dua të them se pas kësaj do të jetë edhe më i fuqishëm se nga sot. Vendosmëria e shtetit tonë në këtë çështje është e hapur dhe e qartë”, tha Soylu duke bërë të ditur se po ndjek operacionin.

Të ngjajshme

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk bën asgjë të paligjshme në Mesdhe”

Kushtrim Guraj

Kryeministri Hoti fillon takimet në Bruksel, pritet nga kreu i Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

Siri, të paktën 5 civilë të vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm terrorist në Tel Halaf

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU