Rtv Pendimi
Lajme

“Turqia nuk bën asgjë të paligjshme në Mesdhe”

Turqia ka provuar përmes pamjeve video dhe imazheve të radarit se anijet e saj nuk kanë ndërmarrë asnjë veprimtari të paligjshme në Detin Mesdhe, tha ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar të enjten në mes të akuzave se marina turke kishte ngacmuar një anije luftarake franceze, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një ceremoni në provincën Kayseri, Akar tha se Turqia i ndau të gjitha provat me autoritetet ushtarake dhe civile të NATO-s.

Një zyrtar francez pretendoi të mërkurën se marina turke kishte ngacmuar një nga anijet luftarake të Francës e cila po merrte pjesë në një mision të NATO-s në Mesdhe.

Duke e komentuar luftën e Turqisë kundër terrorizmit, Akar tha se është rritur ritmi i operacioneve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Në operacionin ‘Kthetra-Tigër’, ushtarët turq janë duke bërë përpjekje maksimale përkundër kushteve sfiduese. Ata bënë gjënë e duhur që duhej bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Qëllimi ynë i vetëm është të luftojmë kundër terrorizmit dhe terroristëve dhe të ofrojmë sigurinë e kufijve tanë dhe popullatës”, tha ai.

Operacionet e përbashkëta të Turqisë “Kthetra Tigër” dhe “Kthetra-Shqiponja” filluan këtë muaj për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe kufijtë e vendit duke neutralizuar kërcënimin nga PKK-ja dhe grupet e tjera terroriste, të cilat shpesh përdorin veriun e Irakut për të planifikuar sulme ndërkufitare.

Duke folur për komentet e pabazuara të bëra për ushtarët turq në Siri dhe veriun e Irakut, të cilat kërkojnë të shtrembërojnë të vërtetën dhe qëllimin e operacioneve ndërkufitare, Akar tha: “Nuk duhet të biem në to. Forcat e Armatosura Turke dhe Turqia kurrë nuk kanë shënjestruar dhe kurrë nuk do të shënjestrojnë vëllezërit tanë kurdë”.

“Ne jemi vëllezër dhe motra”, tha ai, duke shtuar se populli turk dhe kurd tani po punojnë së bashku për sigurinë dhe mirëqenien e Turqisë.

Libia

Për praninë e vendit të tij në Libi, Akar tha se Turqia është atje me ftesën e kryeministrit të qeverisë libiane të njohur dhe të ligjshme, Fayez al-Sarraj, për presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne ofrojmë trajnime ushtarake dhe shërbime këshillimi për forcat e armatosura të qeverisë libiane që kryejnë operacione në terren. Prania jonë në Libi është plotësisht e ligjshme”, shtoi ai.

Akar vuri në dukje se heshtja e disa vendeve që mbështesin komandantin renegat lindor të Libisë, Khalifa Haftar, i cili po kryen krime kundër njerëzimit në vend, ka tërhequr vëmendjen.

Ai tha se disa vende kanë bërë deklarata të rreme kundër Turqisë pasi kuptuan se nuk mund të arrijnë ambiciet e tyre.

Libia është përfshirë nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011. Qeveria e re e vendit u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të sulmeve të forcave jolegjitime të udhëhequra nga Khalifa Haftar.

OKB-ja e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoriteti legjitim i vendit.

Qeveria nisi operacionin “Stuhia e Paqes” në mars për të kundërshtuar sulmet e Haftarit ndaj kryeqytetit Tripoli dhe së fundmi ka çliruar vendet strategjike, përfshirë qytetin Tarhuna, fortesën e fundit të Haftarit në pjesën perëndimore të Libisë.

Qipro dhe Mesdheu Lindor

Akar tha se Forcat e Armatosura vazhdojnë aktivitetet e tyre ditë e natë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë në Detin Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro.

“Qiproja është kauza jonë kombëtare. Duhet të kihet parasysh se Turqia nuk do të heqë kurrë dorë”, tha ai.

Akar përsëriti se çdo zgjidhje e propozuar që nuk përfshin Turqinë do të jetë e kotë dhe nuk mund të realizohet.

Ai tha se megjithëse Turqia ka theksuar në mënyrë të përsëritur se respekton marrëveshjet dhe i kushton rëndësi marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe ligjit ndërkombëtar, disa vende kanë shtrembëruar këto deklarata.

“Ata vazhdojnë të ndjekin qëllimet në mënyrën e tyre që janë të pamundura për t’u realizuar”, shtoi ai.

Problemi i Qipros ka mbetur i pazgjidhur për dekada, megjithë disa përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara, ndërsa tensionet e fundit në Mesdheun Lindor e kanë komplikuar edhe më tej problemin.

Ishulli është ndarë midis qeverisë qipriote turke në veri dhe administratës qipriote greke në jug që nga një grusht shteti ushtarak i vitit 1974 që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia.

Ndërhyrja ushtarake e Turqisë si fuqi garantuese në vitin 1974 kishte ndaluar përndjekjen dhe dhunën disavjeçare kundër turqëve qipriotë nga qipriotët ultra-nacionalistë grekë.

Të ngjajshme

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

Kryeministri Hoti fillon takimet në Bruksel, pritet nga kreu i Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

Siri, të paktën 5 civilë të vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm terrorist në Tel Halaf

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU