Rtv Pendimi

Turqia ofron ndihmë për fermerët në Shkodër

Turqia ofron ndihmë për fermerët në Shkodër

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, gjatë vizitës në Shqipëri vizitoi edhe Qarkun e Shkodrës, duke marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për fermerët e ndikuar nga përmbytjet e muajve të fundit, raporton Anadolu Agency(AA).

Në ceremoninë e dorëzimit të 60 tonë koncentrat për bagëtitë e familjeve të prekura nga përmbytjet të mbajtur para selisë së Prefekturës së Shkodrës ishin të pranishëm edhe Sabri Demiri, kryekëshilltari i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Milva Ekonomi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, dhe zyrtarë të tjerë.

Në një deklaratë për mediat gjatë dorëzimit të ndihmave të TIKA-s, ministri Pakdemirli theksoi se ndodhen pranë vëllezërve shqiptarë me donacione të ndryshme.

“Këto nuk janë të vetmet gjëra që ne kemi bërë në fushën e ndihmave në vendin miqësor dhe vëllazëror, Shqipëri. Siç e dini, spitali ynë do të hapet shumë shpejt. Paralelisht, në muajt e verës do t’i dorëzojmë edhe 522 banesat për vëllezërit shqiptarë të prekur nga tërmeti”, tha Pakdemirli.

Duke iu referuar marrëveshjes Turqi-Shqipëri për grantin mbi përmbytjet, ministri Pakdemirli tha se me marrëveshjen në fjalë parashikohet që shumë shpejt Shqipërisë në fushën e bujqësisë t’i vijë një paketë pajisjesh dhuratë për nevojat që kanë zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Ai tha se me homologen shqiptare Ekonomi kanë diskutuar detajisht për ndihmat që Turqia dhuron nën direktiva të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, në veçanti për gjërat që mund të bëhen për fermerët dhe prodhuesit shqiptarë.

“Ne do të vazhdojmë të transferojmë mbështetjen tonë teknike, njohuritë dhe përvojën për vëllezërit tanë shqiptarë në të gjitha aspektet”, shtoi ministri turk.

Në deklaratën për mediat, ministrja Ekonomi, duke theksuar se bashkëpunimi me shtetin turk synon edhe për të çuar përpara zhvillimin strategjik të bujqësisë, tha se për ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë kjo ishte një ditë e veçantë, sepse, sipas saj, panë nga afër gjithë mbështetjen që sjell bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë së Turqisë.

“Ky është një moment i rëndësishëm i bashkëpunimit që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Natyrisht, për ne situata e vaditjes dhe kullimit, bonifikimi në përgjithësi, i tokës bujqësore mbetet një prioritet për të cilin do të diskutojmë me homologët tanë turq dhe do ta kemi këtë në vëmendje për disa zona të veçanta siç është zona e Shkodrës”, tha Ekonomi.

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, duke shprehur falënderimet për institucionet turke, tha: “Mirënjohje për përgjigjen e shpejtë që i dhatë prefekturës për të mbështetur në këto ditë të vështira Qarkun e Shkodrës, pikërisht me atë që ishte më e domosdoshme në këtë periudhë, bazën ushqimore për bagëtitë”.

TIKA ka kontribuar me 60 tonë koncentrat për bagëtitë e familjeve të prekura nga përmbytjet e muajve të fundit në Qarkun e Shkodrës.

Delegacioni nga Turqia gjatë vizitës në Shkodër vizitoi edhe Xhaminë e Plumbit, për të cilën mes Turqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për restaurimin e saj. Gjatë vizitës, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, i shpjegoi ministrit turk

TË NGJAJSHME