Turqia do të zërë vendin kryesor në Panairin e 86-të Ndërkombëtar të Automobilistikës që do të mbahet në Gjenevë.
Modelet e reja që janë prodhuar në Turqi do të dalin në për herë të parë në vitrinën e Gjenevës. Pjesëtarët e rinj “hatchback” dhe “station vagon” të familjes Egea, një model i zhvilluar nga kompania turke TOFAŞ me një investim prej 1 miliardë dollarësh do të dalin për herë të parë para përdoruesve.
Një model tjetër i rëndësishëm që do të ekspozohet në Gjenevë do të jetë edhe “kompakt crossover” i TOYOTA-s, i cili do të prodhohet në fabrikat e Toyota-s në Adapazar të Turqisë. Falë një investimi me vlerë 450 milionë dollarë prodhimi në seri i këtij modeli do të fillojë në fund të 2016-s.
Panairi automobilistik i Gjenevës do të jetë i hapur për vizitorët në datat 3-13 mars.