Rtv Pendimi

Turshi me ujë dhe uthull

Nevojitën:

-speca

-domate te papjkura

-tranguj (kastraveca) për turshi

-karrota

-lule lakën

-1 vinobran

-1 konzervans

-krypë

-sheqer

-uthull të sallatës

 

 

Pergatitja:

I pastron specat mir,

ja hjek lekurën e bishtit ose ia qeron bishtin(bishtin nuk ia hjek)

specit ia bënë një vrimë të vogël sa mundesh ta shiqosh se a është speci i krymbur,

i vendos nje rend speca, pastaj nje rend domate te papjekura, prap i vendos specat nje rend ,

pastaj trangujt, vendos rendin me speca, pastaj karrotat, prap specat pastaj lule laknen,

dhe ne fund i vendos prap specat.

 

Për 5 litra ujë të ftohtë  ia qetë ketë masë të përbërsve

4 filgjana të vogël krypë

1 filgjan sheqer

4 filgjana uthull të  sallatës

1 vinobran

1 konzervans

i perzinë mir deri të tretët krypa krejtësisht pastaj ia kthen specave permbi,

dhe të kesh kujdes asnje spec të mos del permbi ujë.

 

nëse të nevojitët më shum ujë përdore përgatitjen për 5 litra ujë si e keni përgatit më herët.

 

 

 

TË NGJAJSHME