Twitter përfundimisht i ka shtuar mesazhet grupore direkte në listën e saj të shërbimeve. Nëse e përdorni këtë shërbim për komunikim privat me miqtë, familjen apo njerëzit e famshëm, atëherë së shpejti ju do të mund ta bëni këtë gjë me më shumë se një person njëkohësisht.
Shërbimi i cili do të shfaqet për më shumë njerëz në ditët në vijim, do ti lejojë përdoruesit të shtojnë më shumë kontakte në një komunikim grupor.
Me këtë shërbim të ri rrjeti social do të mundësojë komunikimin me cilindo nga përcjellësit tuaj, dhe madje edhe me njerëzit që nuk i përcjellni dhe nuk ju përcjellin.
Pas pranimit të një mesazhi direkt nga grupi, përdoruesi do të njoftohet përmes shenjës njoftuese në shiritin e sipërm.
Rrjeti i famshëm social gjithashtu ka shtuar edhe një tipar për krijimin e videove në aplikacionin e saj për iPhone, platformën iOS, ndërsa ky tipar pritet së shpejti të arrijë edhe në Android.