Twitter lejon dërgimin e mesazheve direkte tek secili përdorues

Më parë, Twitter lejonte dërgimin e mesazheve të drejtpërdrejta vetëm nga njerëzit që e përcillinin njëri-tjetrin në rrjetin social.

Tani kjo gjë ka ndryshuar dhe Twitter ka njoftuar se do lejojë dërgimin e mesazheve direkte tek secili përdoruesit i rrjetit social, edhe nëse pranuesi i porosisë nuk është ndjekësi juaj.

Këtë ndryshim përdoruesit mund ta lejojnë nëse e aktivizojnë këtë opsion në cilësimet e profilit të tyre.

Megjithatë, ky opsion është i mundur vetëm nëse ju e zgjedhni atë.

Twitter më parë e ka lansuar edhe një tipar të ri të mesazheve në grup, ndërsa sot kompania tha sot se ka edhe më shumë plane për ta përmirësuar shërbimin e mesazheve të drejtpërdrejta në të ardhmen. (Telegrafi)