Rtv Pendimi

U KRIJOVA PËR NJË QËLLIM

U krijova në këtë botë,vetëm për një qëllim
ta njohë dhe ta adhuroj,të vetmin Zotin tim
të marrë gjithnjë rrugën që Ai dëshiron
e të largohem nga gjithqka,që Ai më ndalon
të jem mirënjohës,dhe ta falënderoj
për gjithqka që më dha,e që s’mund ti numëroj
më solli në këtë jetë sepse ai dëshiroi
më rriti,më dha shëndet,dhe më furnizoi
në dy krahët e mi përcjellës më caktoi
të marrin shënime për veprat që bëj
më la që të jetoj,në këtë jetë i lirë
çfardo mund të bëj,keq ose mirë
por ne librin e tij, më dha një premtim
për çdo të mir që bën,shumfish ke shpërblim
për veprat e këqia,më la një rrugëdalje
që gjithnjë t’pendohem dhe të kërkoj falje
tokën,ujin,ajrin dhe gjith këtë gjithësi
nuk e krijoi kot,por për ty o Njeri
më tha se kjo jetë,është dëfrim dhe lojë
është shum e shkurtër,shum shpejt do t’kalojë
(krijoi vdekjen dhe jetën vetëm për t’na sprovuar
se cili prej neshë më mirë, ka për të vepruar- 67:2)
sa shum Ai na don,sa shum Ai na mbron
sa shum dëshiron,që ne të na shpëton
sa pak ne e duam,sa rrallë e kujtojmë
n’Xhennet po na thërret,por ne refuzojmë
5 herë në ditë thërret Ezani,në takim ne na fton
ta Adhurojmë një ALL-LLAHUN,ashtu siç na urdhëron
(7 qiejt dhe toka e çka ka në to,nuk ka asnjë send që nuk e madhëron-17:44)
i vetmi mohues është njeriu,që krijuesin e harron
ALL-LLAHU krijoi Xhennetin,për besimtarët si shpërblim
kush beson dhe bën vepra t’mira,do të jet aty padyshim
aty ku ka gëzim,aty ku nuk ka hidhërim
aty do të jesh pergjithmonë,ku ka knaqësi pa mbarim
ky duhet të jetë synimi jonë,është e lehtë për ta fituar
ta bëjmë atë që Zoti urdhëron,të largohemi nga ajo që na ka ndaluar
fundi i kësaj jete është fillim,por një fillim që kurrë s’mbaron
O Zot na fal e na Mëshiro,se vetëm Ti falë e Mëshiron….

Pershtati: Sevdail Kameri
01.05.2013

 

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH