Në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame u mbajt ceremonia e absolventiadës për 20 studentë, të gjeneratës së 29-të.
Në këtë ceremoni, përveç studentëve dhe profesorëve të FSI-së, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.
Djem dhe vajza që studiuan për katër vjet me radhë përmbyllën sot ciklin e studimeve në FSI.
Ceremonia e absolventiadës filloi me recitim të Kuranit për të shënuar më pas një prej momenteve më të bukura për studentët. Studentët e diplomuar u shprehën jashtëzakonisht të nderuar që kishin fatin të studionin në këtë fakultet.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u shpreh i lumtur me suksesin e studentëve të FSI-së. Ai shtoi se këta studentë janë të pajisur me dije që do t’i japin shkëlqim trojeve shqiptare me Islam.
Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Islam ef. Hasani tha se që nga themelimi i fakultetit, FSI nxjerr studentë që edukojnë gjenerata të tëra në frymën islame.
Sot ishte gjenerata e 29-të që diplomuan në këtë fakultet.