Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt me anëtarët e saj. Mbledhjen e hapi dhe e kryesoi drejtori i këtij Instituti, Sabri ef. Bajgora.
Në këtë mbledhje, të parë të kësaj natyre, u diskuan dhe u analizuan një sërë pikash, prej të cilave ishte edhe përgatitja e rregulloreve bazike për funksionimin e Institutit.
Ndër pikat e tjera të diskutimit në këtë mbledhje ishin edhe themelimi i një reviste shkencore dhe themelimi i një webfaqeje të Institutit, për një qasje më të lehtë në punën dhe të arriturat e Institutit.
Në këtë mbledhje po ashtu u diskutua edhe organizimi i një sesioni shkencor me rastin e 100 vjetorit të përkthimit të Kuranit nga Ilo Mitko Qafzezi, si dhe botimi i Mevludit të Shamit në dorëshkrim nga Hafiz Islam Nekoci, me rastin e 100 vjetorit të shkrimit të tij.
Anëtarët e Këshillit Drejtues të IHSI-së dhanë idetë dhe propozimet e tyre rreth këtyre pikave për të cilat më pas u diskutua dhe u morën vendime në bazë të kompetencave të Institutit.