Jemi nisë n’kët maratonë gjatë me udhtuar
Dikush dje,dikush sot,dikush ënde ska filluar
Kush dha urdher të udhton gjith ky ummet
Është ai qe n’fund të udhëtimit po na pret.
Askush spyet se ku shpie ky udhëtim
Se të gjithë janë udhëtar në kët drejtim
S’shoh askënd qe për udhtim pret ndonjë mjet
Se të gjithë udhëtojn me mjet të vetë.
E kët mjet nuk mund ta ndalin as ta shpejtojnë
Janë udhëtar qe vetëm duhet të udhtojn
Jo kurkush nuk e percjell t’dashnin e vetë
Se të gjithë jan udhëtar per ahiret.
Kurkush n’kët udhtim s’vonohet
Sa dot zgjas s’mvaret nga ne
Në fund të ketij udhtimi
Të gjithë marrin nga një trofe.
Hapat e udhtimit janë ditët qe i kalojnë
E valigjet qe i kanë jan veprat qe i punojnë
Aksidente gjatë ksaj rruge sheh qdo kundë
Sheh udhtarë qe i godet vdekja shpejt mbrrijnë ne fundë.
Veq 5 rregulla i ky udhetim
Kush nga ne nuk i zbaton dot ket mundim
Çdo njeri qe nuk i shkel fiton trofeun e artë
Ndersa ai qe len kto rregulla merr trofeun e zjarrt.
Autorë: Ismet Balaj
`