UDHËTIMI I DY BASHKËSHORTËVE

– Dy bashkëshortë vendosin që të udhëtojnë së bashku me anije nëpër det. Pasi që udhëtimi ishte i gjatë anija disa ditë rresht ecte nëpër det pa mos u ndalur fare. Në një moment paraqitet një furtunë e fortë dhe frymë e madhe derisa anija filloi të lëkundet nëpër det. Valët e detit filluan të ngrihen lartë dhe uji të depërton brenda anijes kurse në mesin e udhëtarëve të përhapet paniku dhe frikë e madhe. Kapedani i anijes dhe po ashtu udhëtarët e vërejtën se janë në një gjendje të rëndë dhe se për shpëtim u nevojitet vetëm se një mrekulli nga ana e Allahut.

– Gruaja nga pamjet trishtuese nuk mundi ta përmbajë veten, filloi të bërtas duke mos e ditur se çka është duke vepruar. Vrapoi shpejt kah burri i saj me shpresë se ai do të gjejë ndonjë zgjidhje dhe se do t’i shpëtojë nga vdekja e sigurt. Brenda kohe udhëtarët ishin hutuar fortë nuk dinin se kah t’ia mbajnë kurse burri për çudi ishte ulur dhe rrinte i qetë. Gruaja kur e pa në këtë gjendje u çudit dhe u zemërua fortë dhe filloi ta akuzojë se është i ftohtë në shpirt dhe i pa­kujdesshëm. Burri e drejtoi shikimin e tij kah gruaja e zemëruar dhe me fytyrë të mrrolur dhe e nxori një thikë të madhe të cilën ia vuri mbi gjoksin e saj dhe iu drejtua me shumë seriozitet dhe me zë të ulët duke i thënë: A nuk frikohesh nga thika?

– Gruaja shikoi kah burri dhe i tha: Jo.

– Pse, e pyeti burri.

– Për arsye se ajo thikë gjendet në dorën e atij që i besoj dhe e dua shumë, i tha gruaja!

– Burri buzëqeshi dhe i tha: Unë tani e veproj të njëjtën. Këto furtuna dhe valë deti të rrezikshme janë në dorën e Atij që i besoj dhe e dua fort. Atëherë pse të frikohem kur e di se Ai është sunduesi i të gjitha çësh­tjeve.

“Nëse të përcjellin turbullira gjatë jetës… dhe të kaplojnë furtuna të forta dhe çdo gjë është kthyer kundër teje… Mos u friko!! Allahu ty të do dhe Ai është i cili ka fuqi mbi çdo frymë dhe furtunë… Mos u friko!

Nëse ti e do Allahun je i bindur në Të plotësisht dhe për të gjitha çështjet mbështetu Atij për arsye se Ai të do. Allahu i Madhëruar thotë: Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai”. (Et-Talak: 3)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU