Rtv Pendimi

UDHËZIMI I DY DJEMËVE NGA MEDINA

Dy djem nga Medina e Pejgamberit, alejhi selam, kanë shkuar në Turqi për pushime dhe vepra të ndyta…

Porsa kanë arritur në Stamboll, blenë alkool dhe me taksi shkuan në një fshat periferik dhe kishin marrë një hotel, ashtu që mos t’i sheh askush. Gjatë marrjes së të dhënave të tyre në recepcion, nënpunësi i pyeti nga jeni? Njëri nga ata u pergjigj: “Nga qyteti i Muhamedit, alejhi selam”.

Recepcionisti u gëzua shumë, në vend se një dhome ia dha një apartment, në shenjë respekti për Muhamedin, alejhi selam, dhe për dashurinë ndaj banorëve të Medines…
U ngjitën lart djelmoshat dhe qëndruan gjatë gjithë natës duke pirë alkool; njëri u deh, ndërsa tjetri kishte pirë por nuk ishte dehur i plotësisht. U çuditën kur dëgjuam trokitjen në derën e tyre, ora 4 e 30min të mëngjesit. U ngrit njëri prej tyre dhe e hapi derën.
Recepcionisti i thotë: Imami i fshatit refuzon të na fal namazin e sabahut, pasi e kuptoi që ju jeni nga Medina dhe qëndroni ketu (në fshat)! Ne po ju presim poshtë në xhami!
U çudit djaloshi me lajmin, dhe e zgjoi edhe shokun e tij dhe i tha: A din diçka përmendsh nga Kur’ani?
Ai i’a ktheu se nuk mund t’i’u bëhet imam… derisa po kunsulltoheshin, trokiti dera per të dyten herë; recepcionisti po i thoshte: Ne po ju presim poshtë, shpejtoni para se të lindë dielli.Rrëfyesi i këtij tregimi thotë: U pastruam shpejtë dhe zbriten poshtë në xhami, kur pamë… ajo ishte e mbushur me njerëz, thuaj sikur t’ishte namaz i xhumasë. Të pranishmit në xhami po i përshëndetnin me respekt, ndërsa njëri prej tyre doli imam. Posa filloi të thotë: Elhamdulilahi rabbilalemin… i gjithë xhemati filluan të qajnë duke kujtuar xhaminë e Muhamedit, alejhi selam. Edhe unë qaja sëbashku me xhematin e xhamisë, ndërsa shoku në të dy rekatet këndoi: Kulhuvallahu ehad… sepse nuk dinte më shumë se kjo kaptinë.

Ky rast tha, ishte shkak për udhëzimin tonë në rrugë të drejtë!Përshtati: Valdet Kamberi

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH