Çdo prind është i brengosur për sigurinë e fëmijës së vet, andaj kujdeset si ta mbajë në duar
Për të evituar problemet dhe rrezikun, assesi mos e mbani fëmijën tuaj në këto mënyra:
Mbajtja nën sqetulla
Kur mbani një bebe, është shumë e rëndësishme t’ia mbani edhe kokën.
Bebet nuk i kanë të zhvilluar muskujt e qafës, andaj lëvizjet e vrullshme të kokës mund të rezultojnë me lëndime.
Bebet nuk kanë mbështetje të mirë të kokës derisa të mos i mbushin 4 – 6 muaj.
Barela
Barelat nuk janë të rrezikshme, mirëpo duhet të dini si t’i përdorni.
Është me rëndësi që fëmijës t’ia vendosni këmbët në të njëjtën mënyrë sikur e mbani në duar.
Nëse këmbët e bebes rrinë të varura, mund t’u shkaktojnë probleme me kërdhokullat.
Vendosja e kokës së bebes në shpatullën tuaj
Nëse beben e mbani në gjoks, kushtoni kujdes fytyrës së saj – ajo duhet të jetë mbi shpatullën tuaj.
Në të kundërtën, ia vështirësoni frymëmarrjen, ndërsa papastërtitë nga rrobat tuaja mund t’i hyjnë bebes në gojë.
Mos i ndërroni anët
Kur e mbani beben tuaj, është me rëndësi të mos e ndërroni anën.
Arsye janë muskujt e pazhvilluar të saj. Nëse nuk e ndërroni anën e mbajtjes së bebes, muskujt në njërën anë të qafës mund të zhvillohen më pak.
Mos i kushtoni vëmendje shpinës.
Kurrë nuk duhet ta mbani beben vetëm për prapanicë dhe kokë
Para së gjithash, për shkak se në atë mënyrë ekziston një rrezik i madh t’ju bjerë nga duart.
Pos kësaj, në këtë pozicion ngarkohet shumë kurrizi i bebes.
Pra, gjithmonë mbani edhe shpinën e bebes me një dorë.
Mbajtja e bebes të kthyer nga ju
Në këtë pozicion e keni më të vështirë ta kontrolloni beben tuaj.
Pos kësaj, kjo mënyrë e mbajtjes së bebes krijon presion në shpinën e saj, ndërsa këmbë i rrinë varur.
Gjithmonë mbani kokën e bebes të kthyer nga gjoksi juaj. /Telegrafi/