Uji me limon forcon imunitetin!

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për të nisur ditën me energji. Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një kokërr limoni. Kjo është një pije mjaft e mirë për organizmin dhe duhet të praktikohet çdo ditë nga ju. Ky lloj lëngu do t’ju ndihmojë të forconi imunitetin dhe metabolizmin, transmeton “Zëri.info”.

Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit dhe në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. E gjitha kjo pasi pija është e pasur me vitaminë C, mjaft e domosdoshme për forcimin e organizmit dhe luftën ndaj ftohjes. Uji me lëngun e limonit ndihmon në procesin sa më të mirë të tretjes së ushqimit dhe ju ndihmon sidomos kur keni fryrje të stomakut. Mbi të gjitha kjo pije ju ndihmon dhe në freskimin e aromës së gojës, por nga kjo pije keni edhe shumë dobi të tjera./(Zëri)