Uji para apo pas buke?

Një numër i madh i njerëzve e neglizhojnë konsumimin e ujit.Kur u tërhiqet vëmendja për këtë, ata hutohen dhe nuk mund t’ia gjejnë dot vendin në programin e tyre të të ushqyerit.

Edhe pse në shikim të parë nuk duket e rëndësishme koha e konsumimit të ujit, ajo mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në tretjen dhe absorbimin e ushqyesve, dhe madje edhe në oreks.

Pirja më e mirë e ujit është në temperaturën e dhomës.Nëse gjatë ditës hani shumë racione ushqimi, është më së miri që uji të konsumohet 15 deri në 30 minuta para çdo vakti, shkruan “Men’s Health”.

Në këtë mënyrë nuk do të ndikojë në tretjen përmes zbutjes së ushqimit./Mesazhi/