Ukraina nis përgatitjet për eksportin detar të drithërave nga tri porte

Administrata e Porteve të Ukrainës njoftoi se karvanët e drithit kanë filluar të formohen në portet në Odessa, Chornomorsk dhe Yuzhny, pas marrëveshjes së arritur në Türkiye këtë javë për rifillimin e eksporteve të drithërave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Administrata e Porteve, thuhet se në lidhje me nënshkrimin e nismës për eksportin detar të drithërave dhe produkteve ushqimore përkatëse, më 22 korrik 2022, janë bërë përgatitjet për rihapjen e porteve në Odessa, Chornomorsk dhe Yuzhny.

Në deklaratë theksohej se duhet të bëhet aplikimi për hyrjen e anijeve në karvan, si dhe thuhet se hyrja dhe dalja e këtyre anijeve në portet e specifikuara do të bëhet nën drejtimin e një anijeje.

Ndryshe, nën kujdesin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, më 22 korrik në Istanbul u nënshkrua marrëveshje për zhbllokimin e drithërave midis Türkiye-s, Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara.