Kompania shtetërore ukrainase e energjisë bërthamore, “Energoatom”, njoftoi se prodhimi i energjisë elektrike ka rifilluar në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë pas shkëputjes së rrjetit nga centrali mbrëmë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania mbrëmë tha se dy nga gjashtë reaktorët e centralit ishin shkëputur nga rrjeti për herë të parë pasi “linja e katërt e transmetimit që lidh centralin bërthamor Zaporizhzhia (ZNPP) me sistemin energjetik të Ukrainës u ndërpre dy herë për shkak të zjarreve pranë ZNPP-së.”
Kompania konfirmoi se një nga reaktorët është rilidhur në rrjetin elektrik dhe se kapaciteti po rritet.
Një ndër 10 centralet më të mëdha bërthamore në botë
Centrali bërthamor ZNPP, i cili u ndërtua midis viteve 1984 dhe 1995, është më i madhi në Evropë dhe është ndër 10 centralet më të mëdha bërthamore në botë.
Centrali ndodhet në Ukrainën juglindore pranë qytetit Enerhodar, centrali prodhon 20 për qind të energjisë elektrike të Ukrainës.
Gjashtë reaktorët, secili prej të cilëve ka një kapacitet neto prej 950 megavat, mund të prodhojnë energji për afro 4 milionë familje me një prodhim total të energjisë elektrike prej 5.700 megavat.
Ndonëse forcat ruse zhvilluan përleshjeve gjatë natës me forcat ukrainase, uzina nuk ka rënë nën kontrollin e forcave ruse.