Unë e kam kryer me fëmijët e mi haxhin disa herë…

Pyetje:
Unë e kam kryer me fëmijët e mi haxhin disa herë.
Këtë vit dëshirojmë të shkojmë në haxh prap, por jemi me dy mendje.
Duam ta dimë se:
A është më mirë ta kryejm haxhin vullnetarë apo parat e haxhit vullnetarë t’i dhurojmë tek shtëpitë botuese për botimin e librave Islame në gjuhë të ndryshme, në mënyrë që këto libra t’i shpërndajmë në vendet në të cilat nuk njihet fare islami(apo në vende në të cilat nuk njihen vlerat e Islamit apo Islami burimorë), cila vepër është më e mirë në këtë rast sipas mendimit tuaj?

Përgjigje:
Mundesh të zgjedhësh njêrën nga këto dy vepra, ato të cilat i ceket ju në pyetje, kryerja e haxhit vullnetarë apo botimi dhe shpërndarja e librave.

Sidoqoftë, ne jemi të mendimit që botimi dhe shpërndarja e librave të dobishme është më me vlerë sesa kryerja e haxhit vullnetarë.
Ngase, haxhi është shpërblim dhe interes i veçant për ty, kurse shpërndarja dhe botimi i librave është shpërblim dhe interes gjithëpërfshirës.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave.
Fetuaja, nr. 22176

Antarët e komisionit:
Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan
Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak
Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan
Abdullah Ibën Ali er Rukban
Ahmed Ibën Alij Sejr el Mubareki
Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
24.08.2015