Rtv Pendimi

“Unë nuk gaboj asnjëherë”

Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
E mbajtur, më /20/11/2015 Vendi:Xhamia Dardania – Gjilan Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati Tema:

“Unë nuk gaboj asnjëherë”

Kjo është një shprehje që gjendet te shumica e jon. Ndoshta nga ana verbale e kundërshtojmë një shprehje të tillë, por praktikisht kjo shprehje gjendet shumë e theksuar në jetën ton.

Njeriu si krijesë e Allahut është e ndërtuar që të gaboj. Sepse, posedon edhe epshin e tij, i cili dëshiron ta orientoj njeriun kah rebelimi dhe thyerja e urdhrave të Zotit. Të gjithë njerëzit e din se njeriu mund të gaboj. Por, a janë në gjendje të gjithë njerëzit ta pranojnë gabimin e tyre?! Njeriu është i prirë ta paraqes vetën para të tjerëve pa të meta, pa gabime. Pranimi i gabimit është nderë. Ndërsa vazhdimësia në gabim dhe mospranimi i gabimit është gabimi më i madh.

Njerëzit edhe pse dallojnë në racat e tyre, gjuhët e tyre, nacionalitet e tyre , një gjë e cila i bashkon ata është synimi për ta ngritë vetën dhe për ta përmirësuar atë. Kjo është edhe boshti elementar që çdo mesazh qiellor e ka bart me vete. Ky është fryti që njeriu e kërkon gjatë ndjekjes së kësaj rruge, ndërsa ëmbëlsira e këtij fryti dallon nga ajo se sa njeriu është angazhuar për një gjë të tillë, dhe sa ka qenë transparent me vetën e tij.

Rrugët për të arrit te përmirësimi i vetvetes mund të duken të shumta, por ato në fund bashkohen në dy rrugë. Njëra rrugë është e lehtë, por fundi i saj është dështimi. Ndërsa e dyta është e vështirë, por fundi është ngritja shpirtërore.

Rruga e lehtë në udhëtimin e përmirësimit të vetvetes e, që fundi i saj është dështimi është kur njeriu mendon se gabimi gjithmonë vjen prej dikujt tjetër, jo prej vetës së tij. Ajo e cila peshon më shumë matjen e kësaj rruge është dënimi dhe fajësimi i tjetrit, ndërsa pastrimi dhe shfajësimi i vetvetes. Rezultati i kësaj matje është paralizim i plotë, humbje e forcës për përmirësim si dhe formë e gabuar për gjetjen e gabimit. Njerëzit nga natyrshmëria e tyre nuk e duan atë njeri i cili vazhdimisht pretendon se e ka mirë dhe është i mbrojtur nga gabimi, nuk e duan atë njeri i cili nuk e fajëson vetën e tij asnjëherë. Rezultati i kësaj rruge është i hidhët dhe nuk i përfundon mospajtimet. Është vështirë ti bindësh njerëzit në gabimet e tyre dhe ti ndryshosh ata përmes kësaj rruge.

Të sjellim shembuj nga Kurani dhe nga jeta e jonë e përditshme për këtë matje. Allahu duke sjell arsyetimin e shejtanit për angazhimin e tij në devijimin e njerëzve thotë: “Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë” ( A’raf 16). Sikur që kjo matje jo e drejtë është prezent edhe te disa njerëz, kur thonë mos më fajëso mua për arrogancën dhe sjelljen time jo të mirë ndaj filanit. Shiko në sjelljet e tij të cilat të hidhërojnë. Ose fjalën tjetër “ Ai e meriton një sjellje të tillë me të”. Rezultati i kësaj peshore është shfajësimi i vetvetes, fajësim dhe poshtërim i tjetrit, gabimi është nga jashtë ndërsa vetën e bënë të paq.

Ndërsa rruga më e mirë për përmirësimin e vetës e që është e vështirë dhe donë angazhim, por ndihmon në ngritjen e vetës dhe në arritjen te frytet e rezultatit, është kritika ndaj vetvetes dhe bindja se njeriu asnjëherë nuk mund ta arrij superioritetin, bindja se dija e njeriut është e kufizuar dhe se njeriu nuk i është i pa gabuar si dhe bindja se njeriu ka mundësi të bie në mëkat. Ajo e cila e rëndon anën e peshores në këtë matje është fajësimi i vetvetes. Kjo rrugë i tregon njeriut se gabimi i plotë apo i pjesshëm mund të jetë prej vetës sonë dhe prej pikave të dobëta që ne i kemi si njerëz, e që prej kësaj nuk shpëton asnjë njeri.
Kush ka provuar këtë rrugë na tregon se është e mundur ta përmirësojmë vetveten dhe është një rrugë e qëlluar në këtë drejtim.

Fajësimi i vetvetes, transparenca ndaj vetvetes, meditimi në vetveten është rruga më e lehtë dhe më e mirë se sa të humbin kohën duke i fajësuar të tjerët, duke u munduar të ju tregojmë gabimet e tyre. Njeriu e njeh fare mirë vetveten. E din se ai nuk është i përkryer, është me të meta. Atëherë, përderisa e din se nuk është i përkryer, pse merret me gabimet e të tjerëve, e nuk merret me gabimet e vetvetes. Kjo është një rrugë e cila i mënjanon mospajtimet, përçarjet dhe të kursen nga koha e jote që mos të harxhohet huq. Pra, rezultati i kësaj peshore është kritika ndaj vetvetes, fajësimi i vetvetes dhe gabimi është nga brenda.

Allahu sjell shembuj për këtë peshore në Kuran, përmes gjuhës së Ademit alejhi selam dhe gruas së tij, pasi që ngrënën nga pema e ndaluar ata thanë: “Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”. ( A’raf 23). Po ashtu shembulli tjetër shihet në lutjen që në mësoi i Dërguari i Allahut ta themi, lutje e cila quhet zotëria e lutjeve: “O Zot kërkoj mbrojtje nga e keqja që kamë bërë. Unë pranoj begatit e Tua ndaj meje dhe pranoj gabimet e mija, andaj më fal mua”. Ndërsa shembuj të jetës së përditshme në lidhje me këtë peshore është fjala e besimtarit të mirë, i cili e fajëson vetveten në raport me të tjerët duke thënë sikur të isha më i but, më i sjellshëm, sikur të kisha vepruar ma me urtësi, komshiu im nuk do ti kishte këto sjellje me mua.

Dallimi mes këtyre dy rrugëve në angazhimin për përmirësimin e vetvetes shihet i qartë. Rruga e parë është e lehtë. Sepse, gjëja më e lehtë është që njeriu ta fajësoj dikë tjetër për gabimin që bëhet,e ta pastroj vetën e tij, që gabimin ta shoh si diçka e jashtme e jo diçka në brendësinë e tij. Por, rezultati i kësaj rruge është dështimi dhe mos përmirësimi i vetvetes. Ndërsa rruga e dytë është më e vështirë, por më e sigurt dhe të qon deri te rezultati i kërkuar. Këtë rrugë e zgjedhin njerëzit e mençur, edhe pse është më e vështirë dhe më e mundimshme.

Rrëfimi i tregimit të Ademit me bashkëshorten e tij, të cilët ngrënën prej pemës së ndaluar, si dhe rrëfimi i tregimit të Iblisit i cili theu urdhrin e Allahut duke mos pranuar ti bie në sexhde Ademit janë dy shembuj të qartë për këto dy rrugë. Njëra prej tyre të dërgon në dështim, urrejtje dhe largim nga mëshira e Allahut. Ndërsa tjetra të dërgon në përmirësimin e vetvetes, ngritjen shpirtërore e cila u mundëson njeriut në ndërtimin e tokës dhe sundimin e saj ashtu sikur e dëshiron Krijuesi i saj.

Kështu ishin gjeneratat e para të myslimanëve, të cilët e fajësonin veten e tyre para se ti fajësojnë të tjerët, merreshin me të metat e veta e jo me të tjerëve. Së pari përpiqeshin ta rregullojnë vetën e tyre e pastaj të fillojnë me të tjerët. Disa prej tyre thanë: “Nëse e sheh një njeri që po merret me të metat e të tjerëve, ndërsa po i harron të metat e vetës së tij, dijeni se është ky njeri është i mashtruar”. Hasan Basriu për fjalën e Allahut “Betohem në shpirtin qortues!” ( Kijame 2) thotë: “ Besimtarin nuk e sheh ndryshe vetëm se duke e qortuar vetën e tij çka dëshiron me fjalën time? Çka dëshiron me ushqimin tim? Çka dëshiron me pijen time? Ndërsa mëkatarin e sheh kalon kohë të gjatë dhe nuk e qorton vetën e tij”.

Enes b. Malik thotë se një ditë dolëm me Umerin ( udhëheqësin e myslimanëve) gjersa arritëm te një muri. Ai hyri brenda murit ndërsa unë mbeta jashtë murit, e dëgjoja duke thënë: “Udhëheqës i myslimanëve!! Shumë bukur, shkëlqyeshëm. Pasha Allahun dije se nëse nuk ja ke frikën Allahut do të dënohesh”.

TË NGJAJSHME