thumbs_b_c_543c5fdd4962b5657a29780579da7216

Ura gjermane u rezistoi tërmeteve shkatërruese në jug të Türkiye-s

Ndër objektet monumentale që u kanë mbijetuar tërmeteve të fundit shkatërruese në jug të Türkiye-s është Ura gjermane ose viadukti Vara që ndodhet në rrethin Golbasi të provincës Adiyaman, raporton Anadolu.

Ura në lumin Goks është ndërtuar në vitin 1929 si pjesë e projektit hekurudhor Istanbul-Bagdad dhe shërbimet kompetente kanë konstatuar se ajo nuk është dëmtuar nga tërmetet që goditën rajonet turke më 6 shkurt.

Kjo urë historike është 280 metra e gjatë dhe 35 metra e lartë dhe ka 12 këmbë dhe shtatë harqe.

Sot, ura përdoret si një rrugëkalim në shinat e trenit që transportojnë mineral hekuri të papërpunuar nga Malatya në Hatay, por aktualisht është e mbyllur për shkak të dëmtimit të pjesëve të tjera të hekurudhës.