“Urime Ramazani” korniza që uron shqip nga Radio Pendimi

“Urime Ramazani” është emri i kornizës (frame) që tashmë është aktive në Facebook e do të jetë deri në fund të muajit të bekuar të Ramazanit.

Korniza u dizajnua nga Kushtrim Guraj për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, inspirim për dizajnerin ishin kornizat (frame) tjera por në gjuhë Turke, Angleze apo Arabe, kështu që ne e dizajnuam një korniz që uron shqip me shpresë se do të aprovohej nga ana e Facebook-ut. Është faqja e Radio Pendimit që do ta përdorë e para këtë kornizë në gjuhën shqipe.

Pas 3 ditë pritje korniza jonë mori dritën e gjelbër e tashmë është aktive për tu përdorur ane e mban botës, korniza ka dizajn të tillë që mund të përdoret si kornizë (frame) për fotot e profilit por mund të përdoret edhe si efekt përbrenda kamerës së Facebook-ut.

Postoni fb story nëpërmjet kamerës së facebook-ut, zgjidheni menynë e kornizave e aty do ju shfaqet edhe korniza jonë “Urime Ramazani”, uroni nëpërmjet fb direkt e thuani një shokut tuaj “Urime Ramazani”.

Bashkangjiti fotos tënd të profilit kornizën tonë duke klikuar: Profile picframe e në hapsirën e kërkimit (search) shkruani Urime Ramazani dhe do ju paraqitet korniza jonë. /Radio Pendimi/