“O ju që keni besuar, agjërimi është obligim për ju, sikur që ishte obligim edhe për popujt para jush ashtu që të bëheni të devotshëm’’ (Bekare:183)
Bota Islame nga dita e nesërme përjeton ardhjen e muajit Ramazan, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.
Muaji Ramazan, ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjes tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Allahun, me prindërit, me vëllezërit dhe me gjithë muslimanët kudo që jetojnë.
Me këtë urim modest, Radio Televizioni Pendimi i uron të gjithë besimtarëve të besimit Islam ardhjen e muajit të Ramazanit, duke uruar për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj Krijuesit dhe mbarësi e paqe në shtëpitë tuaja.
Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, përcjellim urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jete muaj i mëshirës së ndërsjellë mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike, për përballimin me sukses të sfidave që na presin.
Le të jetë ky muaj rrugëtim për në të mirën dhe largim nga e keqja.
RTV Pendimi, ju dëshiron agjërim të lehtë e të pranuar, shëndet, duke ju ftuar çdoherë që të jemi më solidarë me familjet në nevojë, t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara, e për të fituar kënaqësinë e Krijuesit.
Urime Ramazani, qoftë i begatë ky muaj për familjet tuaja!