Rtv Pendimi

Ushqimet për të cilat rekomandohet ngrirja

Edhe pse tashmë të gjithë e dimë se ushqimi i freskët është më i shëndetshëm, atë që ndoshta nuk e dini, megjithatë, është se disa ushqime janë shumë më të shijshme në qoftë se bëhet ngrirja e tyre para përdorimit. Këto ushqime me siguri se nuk jeni përpjekurkurrë më parë për t’i ngrirë, por janë të lejuara, madje edhe rekomandohet ngrirja e tyre.

– Qumështi: Prej tani mund të ngrini qumështin, por në qoftë se e bëni këtë,të keni kujdes se duhet të jetë në shishe plastike apo në tetrapak. Nëse qumësht futet në shishe qelqi do të vijë deri te plasaritja për shkak të ngrirjes.

– Vezët: Vezët do të ishin ideale për t’i ngrirë në kuti kartoni në të cilën i bleni apo në kuti plastike.

– Frutat: Nëse doni që gjithmonë të keni fruta të freskëta për të përgatitur koktej frutash për mëngjes, bëni ngrirjen e frutave,por të coptuar. Të gjithë frutat mund të hidhen në enë plastike ose qese për frigorifer.

– Perimet: Perimet mund të jenë të ngrira pa u coptuar, por për të përgatitur drekën më lehtë, para ngrirjes mund të prehen në copa të vogla dhe të futen në qese apo enë plastike.

– Mishi i përgatitur: Dreka e gatshme tingëllon një mënyrë ideale. Mishi të ngrihet nëenët plastike me vakum dhe sipas nevojës të nxirret për përdorim.

– Ëmbëlsirat: Është e njohur tashmë se ëmbëlsirat do të kenë shije më të mirë në qoftë se qëndrojnë një natë në frigorifer.

– Buka dhe produktet nga mielli: Bukën dhe produktet nga mielli mund t’i mbani në frigorifer deri në gjashtë muaj.

:Vezët do të ishin ideale për t’i ngrirë në kuti kartoni në të cilën i bleni apo në kuti plastike

Bukën dhe produktet nga mielli mund t’i mbani në frigorifer deri në gjashtë muaj

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH