Rtv Pendimi

Ushqimet që duhet të hanë duhanpirësit

Disa ushqime me përmbajtje të caktuar është më mirë që të konsumohen nga personat që pinë duhan.

Organizmi i një duhanpirësi është vazhdimisht nën efektet e dëmshme të duhanit, ndaj është e natyrshme, që trupi i tij të ketë nevoja të ndryshme ushqyese nga ato të trupit të dikujt që nuk e pi duhanin.

Sipas mjekëve, ekzistojnë disa lloje të ushqimeve me përbërës të caktuar, të cilat duhet të konsumoni më shpesh.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm, i cili nxit sistemin imunitar dhe e mbron trupin nga radikalet e lira, të cilat janë shkaku kryesor për plakjen dhe tjetërsimin e qelizave. Fatkeqësisht, nikotina shkatërron antioksidantë dhe kjo është arsyeja kryesore pse duhanpirësit duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën C, në mënyrë që të mbrohen nga infeksionet e mundshme. Këshillohet pra që duhanipirësit të hanë sa më shumë fruta dhe perime, sidomos ato të pasura me vitaminën C.

Përveç vitaminës C, është mirë që duhanpirësit të forcojnë mekanizmin mbrojtës edhe me antioksidantë të tjerë, siç është vitamina E. Kjo vitaminë gjendet kryesisht në vaji i ullirit dhe frutat e thata.

Zakonisht duhanpirësit konsumojnë sasi të mëdha kafeje, çka ka si pasojë që trupi të përthithë më pak kalcium se sa është e nevojshme për një të rritur. Ndaj rekomandohet që duhanpirësit të hanë mjaftueshëm bulmet (qumësht, kos, djathë të bardhë dhe të verdhë), për të marrë sasinë e duhur të kalciumit.

Kompleksi i vitaminave B shkatërrohet nga tymi i cigares dhe disa ushqime të cilat mund ta rikuperojnë atë janë drithërat, orizi e makaronat.

Nikotina shkakton stimulimin e zorrëve dhe zbrazje të shpeshta, duke bërë kështu që uji i trupit të humbet shumë shpejt. Gjithashtu pirja e duhanit kontribuon edhe në akumulimin e toksinave në trup, të cilat mund të eliminohen vetëm nëpërmjet ujit. Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta, perime dhe lëngje të shtrydhura.

TË NGJAJSHME