Rtv Pendimi
Shëndetësi

Ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta larguar dhimbjen e nyejve

Dhimbja e nyejve mund të shkaktohet nga ndonjë lëndim i fundit sportiv ose mund të ndërlidhet edhe me sëmundjen e artritit.

Nëse vuani nga dhimbja e eshtrave apo nyejve, atëherë patjetër se e dini që kjo është një përvojë e palakueshme dhe e bezdisshme në jetën e përditshme, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është zbuluar ndonjë idetë ekzakte se si ta shëroni këtë dhimbje, studimet kanë dëshmuar se ushqimet e caktuara mund t’iu ndihmojnë pacientëve që vuajnë nga dhimbjet e nyejve.

Pemët që duhet t’i konsumoni

Rrushin: Përveç shijes, rrushi e ka edhe një përbërës i cili e zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen e nyejve

Pemët citrike: Veçse dihet se trupit i nevojitet vitamina C, e në veçanti sistemit tonë të imunitetit. Portokajtë, grejpfrutët dhe pemët tjera citrike që kanë shumë vitaminë C ndihmojnë në parandalimin e artritit pezmatues dhe dhimbjes në nyej.

Vishnjat: Këto janë në veçanti të mahnitshme për njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Perimet që duhet t’i konsumoni

Spinaqi: Përveç se është i shijshëm, spinaqi përmban edhe shumë antioksidantë. Një nga përbërësit e vetë, kaempferoli, është dëshmuar se e zvogëlon inflamacionin, dhimbjen dhe e ngadalëson progresin e osteoartritit.

Brokoli: Brokoli përmban sulforafan, i cili e liron dhimbjen e nyejve dhe kontribuon në zvogëlim të simptomave të artritit reumatoid.

Erëzat që duhet t’i konsumoni

Shafrani: Shafrani vepron si agjent antipezmatues dhe ndihmon në zvogëlimin e simptomave të artritit.

Xhenxhefili: Një studim i cili i ka analizuar efektet e xhenxhefilit ka treguar se 63% e pacientëve me dhimbje të nyejve të gjurit kishin raportuar për lehtësim të dhimbjeve.

Hudhra: Hudhra ka efekte të mrekullueshme kur është fjala për parandalimin e sëmundjeve. Përveç zvogëlimit të shtypjes së gjakut dhe ndihmesës në shëndetin e zemrës, hudhra ka edhe veti të fuqishme antipezmatuese dhe e zvogëlon rrezikun e osteoartritit.

Ushqimet tjera që duhet t’i konsumoni

Peshkun dhe vajin e peshkut: Peshqit janë të mbushur me acide yndyrore omega-3 të cilat e luftojnë inflamacionin dhe menjëherë e ulin dhimbjen e nyejve. Sasitë e larta të vitaminës D po ashtu ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të artritit dhe sëmundjeve të ngjashme.

Produktet e bulmetit me pak yndyrë: Produktet si jogurti, qumështi dhe djathi janë të pasura me kalcium dhe vitaminë D, të cilat veçse dihet se i forcojnë eshtrat dhe e forcojnë sistemin e imunitetit.

Arrat, fistekët dhe bajamet: Të gjitha produktet arrore janë të mbushura me vlera ushqyese, por këto tri në veçanti përmbajnë sasi shumë të larta të kalciumit, magnezit, vitaminës E, proteinave, etj. – e që të gjithë përbërësit e forcojnë sistemin e imunitetit.

Të ngjajshme

Si e parandalojnë dhe trajtojnë depresionin ushtrimet fizike

Urim Isma

Ndiqni këto këshilla që të mos prekeni nga gripi

Urim Isma

A keni probleme me lukthin, ja si t’i shmangni ato!

Urim Isma

Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm

Urim Isma

Ja çka përfitoni nëse hani molla

Kushtrim Guraj

KOLLITJA TEK FËMIJËT

Kushtrim Guraj

Fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?

Kushtrim Guraj

Gjerdani nga rruazat e qelibarit

Kushtrim Guraj

Fëmijët e lindur parakohe

Kushtrim Guraj