Fatmirësisht, ka shumë gjëra që mund t’i bëni, madje edhe atëherë kur nuk ndiheni mirë. Ekzistojnë ushqime të cilat do të lehtësojnë disa nga simptomat e ftohjes ose gripit.
Përgatitja e shujtave të shëndetshme mund të jetë shumë më e vështirë kur jeni të sëmurë. Me siguri do të jeni shumë të lodhur për të përgatitur vetë shujtat. Ilaçet mund të përkeqësojnë shijen e ushqimit. Dhimbja dhe iritimi i fytit vështirësojnë konsumimin e ushqimit. Të përzierat, që janë një nga efektet anësore më të shpeshta të ilaçeve të ndryshme, definitivisht nuk do ta nxisin apetitin tuaj.
Ekzistojnë ushqime të cilat do të lehtësojnë disa nga simptomat e ftohjes ose gripit.
Humbja e apetitit. – Hani më shumë shujta të vogla më shpesh se kur jeni të shëndetshëm. Mbani mend që sytë luajnë rol të madh në nxitjen e apetitit. Nëse para jush është pjatë e cila është e stërmbushur, me siguri nuk do të duket tërheqëse nëse nuk mund ta hani. Ndajeni ushqimin në shujta të vogla sepse kështu do të hani më shumë. Hani ushqimet siç janë frutat arrore, jogurti ose pemët dhe perimet e freskëta.
Buzët e thata dhe vështirësitë në gëlltitje. – Shmangni ushqimet që kërkojnë shumë përtypje. Shujtat mund t’i përgatisni në mikser ose si supë. Nëse keni probleme me përtypjen, këshillohuni me mjekun i cili do t’ju rekomandojë ushqimet ose ilaçin i cili do të reduktojë irritimin e fytit. Nëse i keni buzët e thata, thithni bonbona të forta nga pemët e citrusit të cilat do të nxisin lirimin e pështymës.
Të përzierat. – Hani më shumë shujta dhe hani ngadalë. Bonbonet e forta, peperminti dhe xhenxhefili mund të lehtësojnë të përzierat. Nëse të përzierat nuk ndalen, konsultohuni me mjekun sepse ekziston mundësia që shkaku i përzierave është ilaçi të cilin e konsumoni.
Lodhja. – Me siguri nuk do të keni vullnet e as energji për përgatitjen e shujtës. Zgjidhni ushqimet që mund t’i hani të freskëta. Hani ushqime të shëndetshme siç janë frutat arrore, pemët, perimet, vezët e ziera mirë, drithërat e plota dhe jogurti. Shujtën më të madhe në ditë hani atëherë kur vëreni që keni më së paku energji.
Diarreja. – Diarreja është efekt i shpeshtë anësor i ilaçeve të ndryshme. Hani ushqim të butë dhe pini shumë ujë, sepse diarreja mund të shkaktojë dehidrim. Për ta kthyer nivelin normal të elektroliteve në trup, pini pije energjetike të përzierë me ujë.
Kapsllëku. – Ilaçet kundër dhimbjeve shpesh shkaktojnë kapsllëk. Për ta parandaluar hani ushqim të pasur me fibra, siç janë drithërat e plota, kajsitë, kumbullat dhe mollët, citon Koha.net. Lëvizni sa më shumë që mundeni, sepse me lëvizje do të nxitni punën e zorrëve.
Humbja e padëshirueshme e kilogramëve. – Nëse humbni kilogramë pa dëshirë, duhet të shtoni konsumimin e kalorive. Nëse do ta keni më lehtë, hani ushqime që ju pëlqejnë, duke përfshirë edhe ushqimet me shumë kalori. Hani më shpesh dhe konsumoni ushqim i cili është burim i shkëlqyeshëm i energjisë siç janë farat, drithërat e plota, djathi dhe vezët e ziera mirë.
Ju mungojnë nutrientët. – Nëse nuk ushqeheni në mënyrë të duhur dhe të balancuar, mundësia që trupit tuaj t’i mungojnë vitaminat dhe mineralet është e madhe. Derisa trupit tuaj i mungojnë nutrientët e rëndësishëm, ai nuk do të mund të luftojë kundër sëmundjeve. Këshillohuni me mjekun tuaj për marrjen e shtesave të cilat mund të përmirësojnë veprimin e disa ilaçeve. /kohaislame