Është e vështirë tu rezistoni ushqimeve dhe ndiheni të lodhur nga dietat strikte. Le të jemi të sinqertë!
Ju mund të ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës dhe ta hapni frigoriferin për të shikuar se çfarë mund të hani. Madje shpesh herë mund ta keni të vështirë tu rezistoni ushqimeve të shijshme, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, ka disa produkte të cilat mund t’i hani gjatë ditës apo edhe natës pa rrezikuar se mund të shtoni peshë kjo pasi që ato përmbajnë një sasi të vogël të kalorive.
Do të ju sjellim ushqimet të cilat mund t’i hani pa pasur nevojë të “pendoheni”:
– Selino
– Të bardhët e vezëve
– Sallatë
– Tranguj
– Lulelakrën
– Domatet
– Brokoli
– Kokoshka
– Lakër jeshile
– Pjepër
– Dredhëza
– Portokaj
– Boronica