Ushqimet që pastrojnë mëlçinë

Çfarëdo që gjatë gjithë jetës konsumojmë, e gjitha kalon nëpërmjet mëlçisë tonë. Kjo është arsyeja pse ky organ vuan dhe absorbon të gjitha shprehitë tona të këqija të të ushqyerit dhe me anë të punës së saj e mbron trupin tonë. A doni të bëni gjënë e duhur për trupin dhe mëlçinë tuaj, pra mësoni se si ta mbani mëlçinë të shëndetshme dhe me çka të “pastrohet”.

Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme, pijet jo të shëndetshme, alkooli dhe droga janë armiqtë kryesorë të mëlçisë sonë, e cila në trup luan funksionin e filtrit që pastron trupin prej substancave të dëmshme. Por për shkak të punës së madhe që kryen, mëlçia mund të jetë shumë e ngarkuar, gjë e cila mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Duke pasur parasysh se mëlçia nuk është e lidhur me sistemin tonë nervor, mëlçia e sëmurë nuk do të na dhembë, dhe në këtë mënyrë është shumë e vështirë për të zbuluar sëmundjen. Por, një lajm i mirë është se mëlçia rigjenerohet dhe pothuajse çdo dëm mund të riparohet.

Në vazhdim do të paraqesim ushqimet që e pastrojnë mëlçinë:

– Hudhra: Hudhra stimulon krijimin e enzimeve që ndihmojnë trupin për të dëbuar toksinat. Edhe pse kjo lë një aromë jo të këndshme në gojën tonë, ajo prapëseprapë duhet të konsumohet se i bën mirë shëndetit tonë.

– Agrumet: Frutat agrume, të pasura me vitaminë C janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë mëlçinë që shpejt të absorbojë substancat e dëmshme.

– Karota: Panxhari dhe karota, të dyja janë të pasura në flavonoide dhe beta-karoten. Stimulojnë mëlçinë për të përmirësuar funksionimin e saj.

– Çaji i gjelbër: Çaji i gjelbër, përbërësi katehin i cili gjendet në këtë çaj, është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin.

– Perimet e gjelbra: Perimet me gjethe të gjelbra janë të mbushura me klorofil dhe janë shumë efektive në neutralizimin dhe mënjanimin e toksinave nga sistemi i gjakut.

– Ananasi: Kjo pemë është përplot me vitaminë C dhe vepron si një duiretik natyror që e liron trupin nga toksinat.

– Menta: Menta, apo më mirë thënë gjethet e mentës janë të pasura me flavanoide që veprojnë si një antioksidant i fuqishëm.

– Xhenxhefili: Ky produkt është një antioksidant shumë i fuqishëm që shpejton metabolizmin dhe ndihmon në dëbimin e yndyrës nga trupi.

– Arrat: Përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 dhe aminoacide që përshpejtojnë procesin e detoksifikimit.

– Lakra: Lakra, ashtu si brokoli dhe lulelakra, ka efekt të fortë mbi enzimat e mëlçisë që rregullojnë dhe përshpejtojnë punën e saj.

Këto janë ushqimet që e pastrojnë mëlçinë dhe e shpejtojnë metabolizmin. Dhe, ju vazhdimisht duhet të keni kujdes se çka konsumoni që më vonë mos të keni probleme me shëndetin tuaj.