Besojmë se e dini që vitamina D është shumë e mirë për ju, por me siguri nuk i dini të gjitha përfitimet që mund të merrni nga ushqimet që e përmbajnë këtë vitaminë. Sipas një studimi, mungesa e kësaj vitamine në trup bëhet shkak për kancerin e gjirit, sepse kjo vitaminë është e lidhur direkt me rritjen e qelizave.
Gjithashtu është për t’u përmendur fakti se vitamina D merret edhe nga rrezet e diellit, por që gjithsesi duhet të jeni të kujdesshëm me orarin që vendosni të ekspozoheni në diell sepse jo gjithmonë mund ta merrni këtë vitaminë. Disa nga ekspertët e ushqimeve kanë dhënë udhëzimet e tyre lidhur me vitaminën D.
Pse është kaq e rëndësishme vitamina D?
Kjo vitaminë është e njohur për rolin esencial që ka te kockat dhe se si e ndihmon trupin për të përfituar kalcium, hekur, magnez, zink dhe fosfate. Gjithashtu, vitamina D ndihmon në parandalimin dhe shërimin e disa sëmundjeve që lidhen me kancerin, sëmundjet e zemrës, diabetit dhe sëmundjet virale.
Cilat janë simptomat që tregojnë se keni mungesë vitamine D në trup?
Gjatë kohës së dimrit, kur jeni më pak të ekspozuar ndaj diellit, me siguri keni mungesë të vitaminës D. Është mirë që nga muaji prill deri në muajin shtator të ekspozoheni të paktën 3 orë gjatë ditës në diell.