Rtv Pendimi

Ushqimet të cilat seriozisht duhet t’i shmangemi

Sigurisht që nuk do të sëmuremi, të na paraqitet kanceri ose të vdesim nëse ndonjëherë hamë ndonjë lloj të ushqimit “toksik”, por ekzistojnë ushqime të cilat patjetër duhet t’i shmangemi.

Neka Liba, drejtoresha e qendrës kërkimore të organizatës Environmental Working Group (EWG)”, e cila merret me mbledhjen e informacioneve dhe rezultateve të studimeve për ushqimet toksike, thotë se armiku më i madh i shëndetit tone është ushqimi i përpunuar me shumë aditivë.
Ja cilat ushqime nuk duhet “asnjëherë” t’i konsumojmë:

Kaçkavall në fletë

“Ky kaçkavall në fakt nuk është kaçkavall”. Bëhet fjalë për një përzierje e përbërë nga përzierje të ndryshme të yndyrnave qumështore, proteina, emulgatorë dhe ngjyrë për ushqim. Është përplot me kripë dhe me aq shumë yndyrë saqë në një fletë ka më shumë yndyrna sesa në cilindo produkt tjetër qumështor nga sasia e njëjtë – thotë nutricionistja Bet Voren.
Kaçkavalli i tillë zakonisht gjendet i mbështjellur me mbështjellës najloni.

Salsiçe, sallamë, suxhuk..

Mishi i përpunuar është plot me yndyrna dhe mund të përmbajë deri më 400% më shumë kripë dhe 50% konservanse nga mishi i kuq. Mishi i përpunuar gjithashtu përmban më shumë nitrate të cilat janë aditivë kimik që kanë të bëjnë me lloje të ndryshme të kancerit. Megjithatë, vazhdojnë të përdoren në industrinë ushqimore për të ti dhënë ngjyrë më të fortë ushqimit, shijes si dhe për të parandaluar prishjen e shpejtë të ushqimit . Këto përbërës duhet të jenë të vendosura në etiketën e paketimit të ushqimit, prandaj kushtoni vëmendje.

Margarinë

Pasi që margarina është e përbërë nga vajrat bimore dhe ka më pak yndyrna të ngopura për dallim nga gjalpi, shumë kohë mendohej si opsion i shëndetshëm. Sot, ekspertët thonë se në të vërtetë margarina është armiku më i madh i shëndetit sepse është e pasur me shumë kripë dhe i mbyllë arteriet nëpërmjet yndyrnave që përmban me çka rriten shanset për sulm në zemër.

Pije të gazuara

Të gjithë e dimë se pijet e gazuara janë jashtëzakonisht të dëmshme kurse një kanaçe mesatare nga cilado pije e gazuar përmban deri më 10 lugë gjelle sheqer. Kur do të konsumoni aq shumë sheqer në organizmin tuaj, trupi prodhon insulinë të tepërt e cila i ndihmon organizmit për ta absorbuar sheqerin nga enët e gjakut dhe ta përdorë për energji, me çka, me kalimin e kohës rritet rreziku nga zhvillimi i diabetit ose ndonjë lloj kanceri.
Nëse sasia e sheqerit që përmbajnë pijet e gazuar nuk ju shqetëson, atëherë ndoshta kjo do të ju shqetësojë: sasia e ngjyrës së karamelit, e cila p.sh ia jep ngjyrën e veçantë Coca-Cola-s, e rritë rrezikun nga kanceri për 58%, sipas një hulumtimi të fundit amerikan.

Pije të gazuara dietale

Edhe pse mendoni se ato janë të mira sepse nuk përmbajnë sheqer, çdo pije dietale e gazuar pa sheqer përmban shumë ëmbëlzues artificial të cilët e rrisin rrezikun nga sulmi në zemër ose në tru, depresioni, dhëmbë të prishur, kancer të pankreasit dhe lindje të parakohshme.

Kokoshka nga mikrovala

Në kokoshkat për mikrovalë gjenden kimikate për të cilat është e vërtetuar se mund të ndikojnë në pjellshmëri, të rrisin rrezikun nga paraqitja e kancerit dhe të ndikojnë negativisht në punën e veshkave. Përveç asaj, disa lloje të kokoshkave për në mikrovalë përmbajnë shije artificiale dhe acide trans-yndyrore, si dhe kimikate të cilat mund të shkaktojnë kokëdhimbje dhe mundime.

TË NGJAJSHME