Nëse në mes të natës zgjoheni nga ankthi, në të cilin dikush ju ndjek, duhet të mendoni nëse në mbrëmje keni ngrënë ushqim djegës dhe të mos e bëni më një gabim të tillë.
Ekzistojnë dëshmi që shujtat djegëse, të cilat i keni ngrënë pak para se të bini në gjumë, mund të shkaktojnë ëndrra të çuditshme, transmeton Telegrafi.
“Në fakt, cilado shujtë që e konsumoni para fjetjes mund të shkaktojë më shumë ëndrra për shkak se ngrënia në mbrëmje e rrit aktivitetin dhe temperaturën e organizmit”, thotë Dr. Charles Bai, i cili merret me çrregullimet e gjumit në klinikën e Cleveland.
Organizmi i zgjuar mund të sjellë deri tek aktiviteti më i madh i trurit, gjë që shkakton një fazë më të gjatë të ‘REM’-gjumit. Çdo 90 minuta arrin një fazë ‘REM’, e cila është pjesë standarde e gjumit.
Kur njerëzit ëndërrojnë më shumë, e një gjë e tillë ndodh në ‘REM’-faza, truri bëhet aktiv sikur kur jeni i zgjuar, ndërsa sytë lëvizin nën kapakë.
Ankthet gjithashtu ndodhin vetëm gjatë ‘REM’-fazave, e për shkak se bëhet fjalë për ëndrra me emocione negative, ato e shqetësojnë gjumin dhe ne më lehtë i kujtojmë ëndrrat e këqija. /Telegrafi/