Rtv Pendimi
Shëndetësi

Ushqimi djegës shkakton ankthe

Nëse në mes të natës zgjoheni nga ankthi, në të cilin dikush ju ndjek, duhet të mendoni nëse në mbrëmje keni ngrënë ushqim djegës dhe të mos e bëni më një gabim të tillë.

Ekzistojnë dëshmi që shujtat djegëse, të cilat i keni ngrënë pak para se të bini në gjumë, mund të shkaktojnë ëndrra të çuditshme, transmeton Telegrafi.

“Në fakt, cilado shujtë që e konsumoni para fjetjes mund të shkaktojë më shumë ëndrra për shkak se ngrënia në mbrëmje e rrit aktivitetin dhe temperaturën e organizmit”, thotë Dr. Charles Bai, i cili merret me çrregullimet e gjumit në klinikën e Cleveland.

Organizmi i zgjuar mund të sjellë deri tek aktiviteti më i madh i trurit, gjë që shkakton një fazë më të gjatë të ‘REM’-gjumit. Çdo 90 minuta arrin një fazë ‘REM’, e cila është pjesë standarde e gjumit.

Kur njerëzit ëndërrojnë më shumë, e një gjë e tillë ndodh në ‘REM’-faza, truri bëhet aktiv sikur kur jeni i zgjuar, ndërsa sytë lëvizin nën kapakë.

Ankthet gjithashtu ndodhin vetëm gjatë ‘REM’-fazave, e për shkak se bëhet fjalë për ëndrra me emocione negative, ato e shqetësojnë gjumin dhe ne më lehtë i kujtojmë ëndrrat e këqija. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Këto janë ushqimet që personat me artrit nuk duhet kurrsesi t’i konsumojnë

Kushtrim Guraj

Assesi mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje! Mos luani me shëndetin!

Urim Isma

Benefitet e përdorimit të limonit

Kushtrim Guraj

Bukë e bardhë, e zezë apo integrale, cila është më e shëndetshme?

Urim Isma

Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës dhe si ta ndaloni këtë shprehi?

Urim Isma

Specat djegës ruajnë zemrën

Urim Isma

Duart dhe këmbët ju janë të ftohta, ndërsa nuk keni probleme me qarkullimin e gjakut! Është e mundshme që vuani nga këto sëmundje!

Urim Isma

Përse fëmijët duhet të pinë qumësht shumë të yndyrshëm

Urim Isma

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë

Urim Isma