Ushqimi që forcon kujtesën dhe mposht stresin

Ndërsa stresi është përhapur gjerësisht në ditët e sotme, dhe kujtimet sa vijnë e fashiten, një zgjidhje e mirë mund të jetë qumështi.

Qumështi ka një sërë dobish pasi përmirsëon humoirin, largon stresin dhe forcon kujtesën. Është ky rezultati i një studimi gjerman i Universitetit të Trier, i cili ka analizuar ndikimin e elementëve që gjenden te qumështi, për tre javë bazuar në 46 persona.

Rezultatet treguan një përmirësim të mirë të kujtesës dhe humorit, tek ata persona që pinin rregullisht qumësht. Gjithashtu edhe ata persona që nuk pinin qumësht por që u detyruan të pinë gjatë javëve të studimit, u shfaqën më të qetësuar dhe më pak të prekur nga stresi.

Lidhur me sklerozën Juliane Hellhammer, drejtuese e studimit sugjeron shtimin e konsumit të qumështit me kalimin e viteve. Kësisoj këshillohen të gjithë që minimalisht çdo ditë të konsumojnë së paku një gotë qumësht.