Rtv Pendimi

Ushqimi që zvogëlon apetitin

Humbja e peshës është një nga sfidat më të shpeshta me të cilat ballafaqohen gjeneratat e sotme.

Ushqyerja e gabuar dhe stili i jetës, duke qëndruar ulur, janë arsyet kryesore të mbipeshës. Kur njerëzit bëhen të vetëdijshëm për trashjen, vendosin për dieta rigoroze dhe të pashëndetshme.

Pas një diete të tillë hyni në rrethin vicioz ku hani gjithçka dhe trasheni gjithnjë më shpejt.

Humbja e peshës përcjell një ekuacion të thjeshtë: djegia e më shumë kalorive sesa që konsumohen. Për ta humbur më shpejt peshën mund të zvogëloni konsumin e kalorive.

Por si të luftoni me urinë atëherë? Përgjigjja qëndron te ushqimi i cili zvogëlon apetitin ashtu që kurrë nuk keni nevojë të ndieni urinë. Fatmirësisht, ka shumë ushqime të shëndetshme të cilat mund ta frenojnë apetitin në mënyrë të natyrshme. Ja disa prej tyre:

Molla

Një mollë në ditë jo vetëm që e mban mjekun larg, por ju ruan dhe nga ndjenja e urisë. Mollët kanë pak kalori dhe yndyra, por po ashtu janë të shkëlqyeshme edhe për frenim të apetitit sepse përmbajnë shumë fibra.

Fibrat ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë sepse zgjerohen apo përhapen nëpër lukth dhe duhet më pak ushqim për ta larguar urinë dhe parandalon ngrënien e tepërt. Mollët përmbajnë sheqernat natyrore të cilat mbajnë nivelin e shëndetshëm të sheqerit në gjak.

Hulumtimi i bërë në Brazil, në vitin 2003, ka zbuluar që femrat me kilogramë të tepërt të cilat kanë ngrënë tri molla apo dardha të vogla në ditë si pjesë e ushqimit të shëndetshëm, kanë humbur shumë më shumë peshë sesa ato që nuk kanë ngrënë molla, transmeton Koha.net. Studimi po ashtu tregon zvogëlim dukshëm më të madh të nivelit të glukozës në gjak mes atyre të cilët kanë ngrënë molla dhe dardha në krahasim me ato që nuk kanë ngrënë.

Qulli i tërshërës

Qulli i tërshërës është i pasur me fibra. Përmban karbohidrate të mira të cilat digjen ngadalë dhe kështu bëjnë që të ndiheni më pak të uritur. Përmbajtja e lartë e fibrave ofron më shpejt ndjenjën e ngopjes.

Përveç kësaj, qulli i tërshërës është ideal për diabetikët, sepse ka indeks të ulët glikemik. Këtë ushqim të fuqishëm të mëngjesit mund ta pasuroni me qumësht, apo edhe më mirë me fara liri!/zeri

TË NGJAJSHME