Rtv Pendimi

Ushtarët izraelitë rrënojnë shtëpitë e beduinëve palestinezë

Ushtarët izraelitë rrënojnë shtëpitë e beduinëve palestinezë

Disa shtëpi dhe ahure që u përkisnin beduinëve palestinezë në zonën rurale lindore të Bregut Perëndimor të pushtuar u shkatërruan nga ushtarët izraelitë me arsyetimin se ishin “të palicencuara”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari dhe aktivisti palestinez Faris Kaabne tha për AA se ushtarët izraelitë bastisën komunitetin beduinë në zonën rurale Tayyibe pranë Ramallahut.

Duke deklaruar se ushtarët shkatërruan gjashtë shtëpi dhe strehë kafshësh, Kaabne tha se 15 familje beduine kanë mbetur pa shtëpi.

– Qeveria izraelite lë pa shtëpi dhjetëra palestinezë çdo vit

Nën pretendime të ndryshme, Izraeli vazhdimisht ka rrënuar shtëpitë dhe ndërtimet e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor, rajone të cilat i mban të pushtuara nga viti 1967.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar në vitin 1995 mes Palestinës dhe qeverisë izraelite, Bregu Perëndimor ishte ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A, e cila përfshin 18 për qind të territorit, i ishte alokuar Palestinës në aspektin administrativ dhe atë të sigurisë, zona B, që përfshinte 21 për qind, në aspektin administrativ i ishte alokuar Palestinës kurse në atë të sigurisë Izraelit, kurse zona C, që përfshin 61 për qind të Bregut Perëndimor, i ishte alokuar Izraelit edhe në aspektin administrativ, edhe atë të sigurisë.

Burimet lokale thonë se vetëm vitin e kaluar, Izraeli rrënoi mbi 500 shtëpi dhe biznese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor me pretendimin se ishin pa leje ose gjendeshin në zonën C.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH