Rtv Pendimi
Lajme

Ushtria amerikane vazhdon kthimin e saj në bazat e tërhequra në Siri

Ushtria amerikane që u tërhoq nga veriu i Sirisë gjatë operacionit “Burimi i Paqes” pas vendosjes së saj në bazën Ayn al-Arab në kufirin Siri-Turqi, është rikthyer edhe në bazën e saj në perëndim të Rakka-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria amerikane po vazhdon punimet e saj të kthimit në bazat që i zbrazi në rajonet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK pas tërheqjes që bëri më parë nga bazat e saj në veri të Sirisë gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Pas kthimit të saj në bazën e saj në perëndim të rajonit Rakka në veri të Sirisë, ushtria amerikane ka filluar punimet për ndërtimin e bazës.

Një autokolonë e ushtrisë amerikane e përbërë me automjet të blinduar për transportin e personelit, mjet për pastrimin e minave dhe një pikap ka kaluar nga qyteti Al-Hasakah në verilindje të Sirisë dhe ka mbërritur në bazën e saj Cezre në perëndim të Rakka-s.

Pas mbërritjes së autokolonës në bazën Cezre janë vërejtur 25-30 ushtarë amerikanë.

AA ka njoftuar se ushtria e SHBA-ve ishte vendosur sërish në bazën e saj në rajonin Sirrin në jug të Ayn al-Arab (Kobani) pranë kufirit Siri-Turqi.

SHBA kishte baza në Sirrin dhe përreth në largësi prej 30 kilometra nga kufiri i Turqisë. Gjatë operacionit “Burimi i Paqes” SHBA i kishte zbrazur këto baza.

Ushtria amerikane dje sërish filloi patrullimet në zonën e naftës në verilindje të Sirisë, të cilat i kishte ndërprerë gjatë operacionit.

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj