Ushtrimet trupore për shëndetin e veshkave

Vetëm pak ushtrime trupore çdo javë, si xhogingu prej një ore ose shëtitja prej 3 orësh janë të mjaftueshme që të zvogëloni rrezikun nga paraqitja e gurëve në veshka, përcjell WebMD.

Në një hulumtim kanë marrë pjesë 84000 femra në pasmenopauzë, ndërsa rezultatet e vrojtimit të shprehive të tyre jetësore treguan që ato që janë aktive çdo javë kanë madje 31 për qind rrezik më të ulët për shfaqjen e gurëve.

“Madje edhe sasia e vogël e ushtrimeve ditore mund të zvogëlojë rrezikun nga paraqitja e gurëve në veshka”, deklaroi udhëheqësi i hulumtimit dr, Mathew Sorensen dhe shtoi që “nuk ka nevojë që ky të jetë trening intensiv çdo ditë, sepse nuk kemi vërejtur që intensiteti i ushtrimeve luan ndonjë rol të rëndësishëm”.

Paraqitja e gurëve në veshka, të cilët paraqiten tek një numër gjithnjë më i madh i njerëzve, është goxha lehtë të parandalohet, ndërsa hulumtimet e mëparshme kanë treguar që duhet të ruhet shëndeti i tërë organizmit, dhe jo vetëm veshkave, sepse sëmundjet, si: trashësia, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës, rrisin rrezikun nga paraqitja e gurëve në veshka, , transmeton Koha.net.

Kur shkencëtarët matën indeksin e masës trupore tek secila pjesëmarrëse, zbuluan që trashja rrit dukshëm rrezikun nga paraqitja e gurëve në veshka, transmeton Koha.net. Femrat të cilat gjatë ditës kishin konsumuar më shumë se 2200 kalori, dhe ishin marrë me aktivitet fizik, kishin rrezik të rritur për madje 42 për qind për paraqitjen e gurëve në veshka.

Shkencëtarët theksojnë që duhet të jemi të vetëdijshëm për sasinë e kalorive që konsumojmë, të kujdesemi për peshën trupore dhe të ushtrojmë çdo ditë për të përmirësuar edhe shëndetin e përgjithshëm. /T/