Uta Ibrahimi ngjitet në Annapurna

Uta Ibrahimi bëhet alpinistja e parë shqiptare që ngjet majën e Annapurnes.

Ajo aktualisht është duke zbritur nga maja e Annapurnes pas shumë përpjekjeve të vështira për ngjitje, njofton Klan Kosova.

Lajmin e bëri të ditur trajneri i saj Xhim Begeja përmes një postimi në Facebook.

“Anapurna 8090metra mposhtet… në këto momente Uta është në maje dhe po zbret”, tha Begeja.

Vlen të ceket se Annapurna është një ndër masivet më të rrezikshme në Himalaje.

Utës i shtohet maja e gjashtë nga tentimi i saj për t’i ngjitur 14 majat me lartësi mbi 8000 metra.