Uthulla e mollës ndihmon humbjen e peshës

ër vite me radhë mendohej që uthulla e mollës mund të ndihmojë në luftën kundër kilogramëve të tepërt, dhe tani kjo më në fund është dëshmuar edhe shkencërisht.

Shkencëtarët amerikanë, hulumtimi i të cilëve është publikuar në gazetën “Journal of Functional Foods”, kanë dëshmuar se konsumimi i uthullës së mollës para ushqimit mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Pjesëmarrësit, të cilët para ushqimit kishin pirë një lugë gjelle të uthullës së mollës të përzier me 250 ml ujë, kishin një nivel të reduktuar të sheqerit në gjak.

Acidi acetik, përbërësi kryesor i uthullës së mollës, ndihmon shpërbërjen e niseshtesë dhe kështu lehtëson humbjen e peshës së tepërt.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i rregullt i uthullës së mollës mund të zvogëlojë indeksin e masës së trupit, trigliceridet, dhe masën e belit.

Megjithatë, studiuesit sugjerojnë që personat të cilët kanë probleme me acidin në stomak, gjithsesi duhet të kërkojnë këshilla mjekësore para se të fillojnë me konsumin e përditshëm të uthullës së mollës. Kërkoni uthull që nuk përmban më shumë se 5 për qind acid acetik për ta reduktuar rrezikun e problemeve të stomakut.

Duhet t’i kushtoni vëmendje edhe sasisë së uthullës së mollës. Në fakt, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se konsumi i tepruar i uthullës së mollës mund të shkaktojë dhimbje të fytit. Uthulla më së miri pihet në kombinim me ujë.

Hulumtuesit theksojnë se uthulla e mollës nuk është zëvendësim për dietën adekuate dhe ushtrime. Uthulla e mollës nuk do t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt. Rezultatet e para do t’i vëreni vetëm pas 3 deri në 4 muaj të konsumit të përditshëm të uthullës së mollës. /Telegrafi/