Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe, gjithashtu e ruan linjën e trupit
Kundër lodhjes kronike duhet përzier tri lugë të vogla me uthull molle me një filxhan me mjaltë dhe masa e fituar të vendoset në kavanoz. Çdo mbrëmje para fjetjes të konsumohen dy lugë të vogla të kësaj përzierjeje.
Ekziston edhe një mënyrë tjetër e konsumimit. Një lugë e vogël me uthull mund të qitet në një gotë me ujë dhe të pihet gjatë kohës së drekës.
Kundër dhimbjeve në nyja gjatë natës duhet t’i mbështillni vendet me dhimbje me pëlhurë, të cilat janë lagur mirë me uthull të mollës. Mbi të e vendosni një stof të leshtë.
Gjatë secilës shujtë duhet pirë një gotë ujë, në të cilën janë përzier dhjetë lugë të vogla me uthull molle, transmeton Telegrafi.