Vetëm aroma e freskët e limonit imponon trurin për një atmosferë të këndshme por edhe rrënjësisht të pastër dhe nga ky fakt në shumë produkte për pastrim vendoset një aromë artificiale e cila ngjason në aromën e limonit. Pra nuk është një rastësi por një gjë e tillë përdoret qëllimisht për përfitim më të madh.
Limoni thuhet se ka prejardhjen nga India por saktësisht është përdorur në vitet e 1000 në Kinë dhe në lindjen e mesme. Prej atje e bartën Arabët në ishullin arab, Afrikë dhe prej atje në Europën jugore diku në Shekullin e 13. Pas shekullit 18 u bart në Kaliforni. Prej kur është përdorur si mjet kurimi nuk është evidentuar askund historikisht. I vetmi mjeku i madh i Persisë Ibn Sinna në mbarë botën i njohur si Avicenna (jetoi në vitet 980 deri 1037) ai besonte se limoni është ilaçi më i mirë që egziston për sëmundjet e zemrës. Më vonë James Lind ( jetoi 1716 deri 1794) ishte kujdestar për pastërtinë në marinën britanike dhe konsiderohet si zbulues i terapisë kundër Skorbutit ( Sëmundje e shkaktuar nga mungesa e Vitaminës C ) dhe këtë e shëroi me anë të lëngut të limonit.
Fruti si frut ka shumë dobi në shëndetin e njeriut por sot do të ndalemi vetëm në vajin i cili prodhon limoni pasi vaji ka përdorim të shumëanshëm dhe në metoda të ndryshme kuruese për shumë sëmundje organike, lufton depression, shton koncetracionin mpreh kuptimin dhe forcon mbamendjen.
Pasi këtu po flitet për gjëra tejet të komplikuara për njeriun siç është truri do të ndalemi të sqarojmë diçka për këtë gjë.
Hulumtimet e trurit të bëra në sferën e lidhjeve mes trurit dhe aromave në përgjithësi u zbulua se vaji i limonit stimulon qendrat e trurit ku gjendet pjesa e trurit e cila ka formëm e një bajameje dhe quhet Amygdala (amygdala është pjesë e trurit që përpunon frikën dhe identifikon kërcënimet.) dhe Hyppocampusit (Hippocampus është një pjesë e trurit që ulet në lobet temporale dhe luan një rol të madh në kujtesën tonë gjithashtu ndërpert vëmendjen.)
Një studim në Japoni tregoi se aroma e limonit ka aftësi të mëdha në rritjen e koncentrimit dhe kthjelltësisë. Por edhe të ndihmojë në saktësinë e kryerjeve të detyrave. Në fakt në zyrat ku u vu përdorimi i vajit të limonit, 54% ishin ulur gabimet gjatë shkrimit. Poashtu esenca e aromës së limonit ndihmon në situata të ndërlikuara, delikate të marim vendimin e duhur në gjendje më të zgjuar. Aftëson dhe ndihmon shtjellimin e situatave dhe konflikteve psikologjike pasi siç përmendëm më lartë ka ndikim në pjesë të trurit. Njihet edhe si vaji i arsyes pasi këtu mund arsyeja e jo emocionet sikur që ka veprimin vaji i jaseminit apo edhe vaji i Ylang Ylang. Largon dhe zvogëlon shpërthimet emocionale dhe të tillat i vëndon në rregullsi.
Vaji i limonit është ndër esencat me efekt të lartë dezinfektues, avujt e saj neutralizojnë Meningokoket. Neutralizon shkaktarët e Tifozës në më pak se 1 orë, Pneumokoket në 1 deri 3 orë, Staphylokoket i mbyt mbrenda 5 minutave. Ka një efekt antiseptik në kohëzgjatje të plotë deri në 20 ditë. Pra nga këto veti shumë të mira në sferën e dezinfektimit dhe mbytjes së shkaktarëve të sëmundjeve është zgjidhje ideale për të dezinfektuar dhe pastruar me avujt e këndshme të saj ajrin e spitaleve, dhomave të pritjeve, apo pse jo edhe të shkollave ku duhet dhe nevojitet koncentrimi dhe kthjelltësia gjatë mësimeve, por edhe në vende ku ka grumbullim të masave të njerëzve. Më së miri është të bëhet me anë të avullimit në një llampë aromatike apo me spërkatjen e vajit në shpërndarës të tillë. Këto mënyra përdoren në shumë spitale me renome nëpër Europën Perëndimore por egziston edhe mundësia në vende tjera porse nuk dij saktësisht se ku dhe si. Veçanërisht te pacientet/tët të sëmurë me kancer, aty neutralizon avullimet e mbledhura nga sëmundja, nga barërat dhe terapitë e rënda që shpërndahen në këto raste por edhe të fuqizojë psiqikisht pacietet/tët që janë të frikshëm dhe depresiv pas gjithë asaj që ata duhet të kalojnë gjatë këtyre fazave shumë të rënda të jetës. Në kohën e sëmundjeve virale vaji i limonit ndihmon që sëmundja mos të përhapet shpejt në familje pasi që i mbyt bakteriet dhe mposht infekcionet.kur kemi Herpes në buzë, paraqitja e fluskave me ujë, miret disa pika dhe hidhet në mjalt përzihet mirë dhe vendoset në buzë dhe largohet së shpejti. Gjatë ftohjeve, dhimbjeve në fyt dhe ndezjeve të mukozës në gojë ndihmon gargara (2 Pika vaj limoni në një gotë uj) dhe poashtu edhe marrja e vajit në mjaltë njëherit kjo e dyt ndihmon edhe në zbritjen e temperaturës trupore gjatë sëmundjeve me temperaturë të lartë trupore. Vaji i limonit hollon gjakun, njëkohësisht forcon venat, duke mar parasyysh këtë fakt përdoret si vaj masazhues me vaje tjera te venat dhe venat me variçe si p.sh. me vaj të Jojobas apo të vaj të bajameve, etj. Ka një përkrahje të jashtëzakonshme për mëlçinë, i ndihmon në regjenerimin e saj, nëse më parë ka pasuar ndonjë sëmundje, apo edhe ndonjë terapi të madhe në ndonjë sëmundje tjetër që ka pasur njeriu por edhe përshpejton rrjedhjen biliare. Në këto raste ndihmojnë fashat e zhytura në ujë të ngrohtë ku hidhen disa pika limoni dhe pak mjaltë dhe vëndohet në pjesën ku gjindet mëlçisë. Është një pastrues universal i trupit, antibakteriell, antikanceroz, antiseptik, kryen detoksifikimin e materieleve të tepërta në trup, helmet e ndryshme të cilat miren edhe me anë të ushqimeve por edhe me anë të thithjes së ajrit jo të pastërt për momentin. Ka veprim relaxues ndihmon te Arteriosklerosa, ndihmon dhe forcon shumë koncentracionin, ndihmon te problemet me qarkullimin e gjakut, lufton shumë depresionin, rrit mbamendjen, ndihmon kundër lythave, forcon sistemin imunitar, ndihmon te infekcionet e ndryshme por edhe ndihmon te problemet e tretjes në traktin digjestiv. Kur thamë se forcon sistemin imunitar duhet të theksojmë se vaji aktivizon rruzat e bardha të gjakut (Leukocitet) dhe ndihmon në luftën kundër infekcioneve të ndryshme. Limoni përmban 22 komponente të cilat janë të shkëlqyeshme në luftën kundër qelizave të kancerit, vajin i cili ngadalëson ose ndalë rritjen e kancerit të tumorit te kafshët, si edhe ndarjen e qelizave të kancerit. Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut ndihmon lyerja e shputave të këmbëve me një përzierje e vajit të limonit në vaj të jojobas apo edhe në mjalt atë çfarë keni në dispozicion. Ndihmon kundër trashjes, kundër celulitit apo edhe lëkurës jo të pastërt, në këto raste masazhohet regullisht lëkura në vendet e duhura me vaj limoni të holluar në ujë. Pasi që përmendëm se përmirëson koncetracionin por rrit edhe mbamendjen, p.sh. gjatë fazave të gjata të mësimit, gjatë studimeve vendosni disa pika të vajit në afërsi të vendit ku shkruani apo mësoni dhe kështu thithni avullin e krijuar i cili vepron direkt në trurin tuaj. Gjithashtu largon frikën, depresionet shpërndan në trurin ton urdhërin për kryerje të veprave më të shumta, aktivizon aktivitetin më të lartë por edhe rrit gjallërinë e trupit dhe të shpirtit në jetë. Pasi limoni edhe hahet apo shtrydhet përdoret edhe në kuzhinë dhe të gjithë ne që njohim këtë frut vetëm se gjatë pamjes apo paramendimit të tij na krijohet një përshtypje e thartirës në gojë por edhe menjëherë fillon në gojë të prodhohet pështyma në gojë. Por nëse ajo miret si ushqim nga goja në trup nuk vepron si thartirë siç është por vepron në të kundërtën në trup prodhon një reakcion alkalik çfarë do të thotë që në mënyrë të shkëlqyeshme rregullon nivelin e aciditetit në organizmin tuaj. Vaji i limonit ndihmon edhe te fryrja e tepërt e barkut dhe mbledhjes së gazrave në bark. Dhe të flitet për mirësitë e vajit të limonit janë edhe shumë më të shumta se ajo që kam përshkruar në këtë shkrim të vogël dhe modest por me shpresë se të tjerët do të mundohen të gjejnë dhe të japin edhe më shumë në këtë drejtim. Por nuk do të harroj të përmend hadithin të cilin e dua dhe më inkurajon të shkruaj për këto dhunti të dhuruara nga Krijuesi i Gjithësisë, atë që tha Pejgamberi salallahu alejhi we selem: “ Më janë bërë të dashura nga dynjaja juaj parfumi dhe gratë.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi, pra Ai i Dërguari i Allahut kishte njohuri se aroma ka vlerë të madhe në jetën e njeiurt përndryshe nuk do të thonte I Lartësuari në Kuranin Fisnik në Suren Er Rahman:
Para se të përfundoj do të shtjelloj edhe përfitimin e vajit në mënyra të thjeshta në kushte shtëpiake edhe pse sot me lulëzimin e mjeksisë alternative munden të gjindet edhe vaji i mirë në shumë shitore të gjërave natyrore porse duhet kujdes se nuk janë gjitha në mënyrë natyrale. Për vajin e limonit të pastërt edhe çmimi është paksa më i lartë dhe jo shumë i lirë. https://www.youtube.com/watch?v=bT5vrz6tK7Y Miren 12 limona sipas mundësisë biologjike, pastrohen dhe pastaj lëkura përshkohet në rende. Masa e përfituar pastaj shtrydhet mirë në një sitë çaji dhe lëngu që del mblidhet në shishe të vogla të errëta për tu ruajtur nga drita pasi humb efektin. Nga 12 limona përfitohen përafërsiht 18 ml. esence të limonit. Edhe pse më duhet të theksoj se është një mënyrë, pasi ka edhe mënyra tjera për përfitimin e vajit. Por duhet të theksoj se në raste me diagnoza të caktuara duhet gjithmonë të konsultohemi me mjekun i cili kujdeset për shëndetin tuaj. Lus Allahu azze we xhel të ketë dikush dobi nga ky shkrim dhe përmbledhje por e vetëdijshme se është shumë pak. Përktheu dhe përshtati : Suzana Hasani Literatura e përdorur:
|