Vaji i peshkut lufton kancerin e prostatës

Vaji i peshkut ndihmon për të luftuar kancerin e prostatës.

Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm tek acidi yndyror Omega-3, i cili parandalon rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene.

Por ky studim i ri është në kundërshtim me një studim të vitit 2013, që thekson se Omega-3 shton shanset për kancerin e prostatës.

Studimi i ri është kryer nga Universiteti i Shtetit të Uashingtonit.

Më herët është arritur në përfundimin se Omega-3 ka efekte anti- diabetike, por edhe është i dobishëm ndaj shumë sëmundjeve tjera./Zeri.info/