Rtv Pendimi
Vip Well
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Shëndetësi

VAJI I ULLIRIT, 8 SEKRETE PËR TË QËNË TË BUKURA

Muslim Shop

Vaji i ullirit, me erën e tij intense dhe të pangatërrueshme që prej antikitetit ka qënë mjet kozmetike. Madje, dhe Kleopatra e përdorte për banjat e saj të bukurisë.

Për virtytet e tij të panumërta, përveçse shumë i shijshëm për tu ngrënë është dhe një eliksir bukurie. Ai është një hidratues i mirë për flokët, dhe mund të përdoret në shumë mënyra. Ja tetë mënyrat e përdorimit që mund t’ju interesojnë.

Për pastrimin e syve
Edhe make up më i rëndë nuk mund t’i rezistojë veprimit ushqyes dhe hidratues të vajit të ullirit. Lyeni një tampon pambuku me vaj ulliri dhe fshini tualetin e syve. Do e shihni se nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë.

Hidratues për lëkurën
Përdorimi i vajit të ullirit për të hidratuar lëkurën e bën atë më të yndyrshme dhe të shndritshme. Vendosni një sasi të vogël dhe masazhojeni lëkurën, Ajo do të hyjë në thellësi të saj pa penguar poret.

Tonifikues për flokët
Jeni duke u nisur për pushime, por nuk dini se çfarë vaj flokësh duhet të merrni me vete? E thjeshtë, besojini vajit të ullirit. Pas dushit do të mjaftojë të fërkoni majat e lagura të flokëve me një lugë të vogël vaj ulliri të ngrohtë për të pasur flokë me shkëlqim e mbi të gjitha të ushqyera. Mbajini kështu për gjysëm ore, e më pas shpëlajini.

Vaj për dushin
Shtoni në vaskë vajin tuaj esencial të preferuar dhe dy tre lugë vaj ulliri për të patur një banjë të ngrohtë dhe shumë hidratuese.

Për heqjen e qimeve
E mirë edhe për meshkujt në këtë rast. Brisku do të rrëshqasë më lehtë në lëkurë dhe nuk do të shkaktojë irritime.

Veprime qetësuese
Vaji i ullirit lehtëson kruarjet, djegiet, dhe acarimin e lëkurës, duke qënë një aleat i mirë. Nënat e dinë shumë mirë këtë, pasi është miku më i mirë për të porsalindurit, kundër dermatiteve të panolinos.

Buzë të thara dhe të rrjepura
Dihet që dielli na vë në provë të fortë për butësinë e buzëve. Por për ti thënë lamtumirë buzëve të thara dhe të shkatërruara mjafton të përzieni dyll bletësh të shkrirë, dhe vaj ulliri dhe një pikë të vajit tuaj esencial të preferuar, për të patur një gjalp kakaoje natyral.

Trajtimi për thonjtë
Vendosni duart tuaja në një tas me ujë të ngrohtë dhe disa lugë vaj ulliri. Do ju shërbejë për të hidratuar kutikulat e bezdisshme dhe ju përgatit për një manikyr të mirë./rtk

Të ngjajshme

Pijet pa sheqer dëmtojnë keq dhëmbët

Kushtrim Guraj

Uji me kripë, i dëmshëm për flokët

Kushtrim Guraj

Ushtrimet për ata që rrinë gjatë para kompjuterit

Kushtrim Guraj

Ngrënia e mëngjesit djeg shumë kalori

Kushtrim Guraj

Mjekimi i hipertensionit

Kushtrim Guraj

Si ndikon uji i gazuar në trupin e njeriut?

Kushtrim Guraj

Fjetja ne stomak, nga aspekti fetar dhe shkencor?

Kushtrim Guraj

Dhëmbët dhe trupi!

Kushtrim Guraj

Trashëgimia muslimane – sterilizimi i ujit

Kushtrim Guraj