Rtv Pendimi

Vajza 8 Vjeqare

 
Me lot ne sy jam duke shkru,
per nje ngjarje qe du me ju tregu,
ne Tiran u vodh nje femi,
nje vajz t’vogel 8 vjeqare,
e kan mor horat per dore,
me shami ja kan mbyll syt,
zoti i vraft e kan grabit.
Ka fillu vajza tuj qa,
po don rrugen per me pa,
aman xhaxhi ku pom qoni
t’luj me shoqe pse nuk m’lshoni,
nuk din gja nana per mu,
tash po del per mem kerku,
e kerkun nuk ka mem gjet,
ka mem lan vet me fjet.
Por veturs ja shtun shpejtesin,
nuk po kan hiq dhimt per fmi,
e kalun te ziun kufi,
e kan shit ket vajz n’Greqi,
kur lekt ndor grekt kan numru,
kriminelat fort jan gzu,
kthyn makinen per shqipni
britke vajza n’tok met shti.
Greku fort eshte munu,
ket vajz t’vogel me pajtu,
moll te freskta don mej dhan,
gja spo don vajza me ngran,
krejt pa prit e pa menu,
vajza e shkret n’spital eshte shtru,
shnosh e mir e kish ba nana,
mbush 8vjet pa marr gjylpana.
Aj doktor bre qoft mallku,
qysh ka mujt me operu,
me ja pre likuren thika,
raft me fjet mos e zbardht dita,
mjeku veshken tu ja jek,
vajza shum eshte perpjek,
bari gjumi se ka zan,
bertet vajza ku’ku moj Nan.
Plot shtat muj kjo vajz n’Greqi, 
shtat muj nana me lot n’sy,
shtat muj djelli pa ba drit,
shtat muj ankthi dit per dit,
mas shtat mujsh nje der troket,
hapet dera shpejt e shpejt,
nana e vet kur e ka pa,
fillun bashk dyjat tuj qa.
Faqe ne faqe nan e bi,
lot e tyre varg si shi,
me fol nana nuk po munet,
zemra e saj si nuk poj shkulet,
afrohu pak moj drita e synit,
ta shoh trupin n’rreze dillit,
veshken tane qe ta kan jek,
s’kan met lan jo kurr me vdek.
K’to jan vargjet,
qe me zor i shkrova,
lot e saj s’kam mej harru,
sa her kete poezi kam me lexu.
 
 
Ngjarje e vertet qe ka ndodhur ne Tiran para shum viteve…

TË NGJAJSHME