VAJZA IME TË KËSHILLOJ QË ME KËTO BURRA TË MOS MARTOHESH !

1. Koprracin: Kjo është cilësia e parë nga e cila paralajmërojnë të gjithë, dhe në anën tjetër, kjo cilësi konsiderohet nga ato që zbulohet herët sepse, gjatë periudhës së fejesës ai nuk do të jetë koprrac vetëm se në pasurin e tij, po edhe në ndjenjat e tij!

2. Sykeqin me zemër të sëmurë: Qëllim është për atë që nuk ia ka frikën Allahut në shikimin e tij ndaj vajzave dhe grave tjera. Ai nuk ndalet asnjëherë në të shikuarit e të tjerave, dhe gjitha tentimet e tua që t’ia largosh shikimin nga ato janë të dështuara, madje edhe nëse ti i zbukurohesh vazhdimisht.

3. Rrenacakun: Ky person ka aftësi të del nga gabimet e tij si i pafajshëm, dhe kjo cilësi ia mundëson të jeton vazhdimisht si rrenacak. Ky është person që duhet të largohesh nga ai plotësisht, sepse kur ta zbulosh se është rrenacak i madh, do ta humbësh besimin në të, dhe po ashtu, do të bie në sytë e tu edhe burrëria e tij. E kjo, i shkatërron shtëpitë!

4. Të birin e nënës: Ky epitet i jepet atij burri që përkujdeset për çdo ditë që t’ia dorëzon raportin ditor të jetës bashkëshortore zonjushës “nënë”. Ji e bindshme plotësisht se, kur i fejuari yt të thotë prit që të këshillohem me nënën time për ndonjë propozim tëndin që ia jep atij rreth ndonjë çështjeje, kjo fjali do të thotë se mos e vazhdo jetën tënde me të!

5. Të pasionuarin: Nuk e kam për qëllim këtu të pasionuarin pas drogës apo alkoolit, po për qëllim e kam të pasionuarin në ndejën para kompjuterit dhe internetit dhe lojërave në të, ku në to humb orë të tëra. Kjo do të jetë në llogari të punës së tij, dhe po ashtu në llogari të ndejës me gruan dhe fëmijët e tij dhe lumturinë e tyre. Kjo është padrejtësi dhe mosdhënie e të drejtave të tyre, e për këto do të japë llogari Ditën e Kiametit.

6. Atë që e ka lënë namazin dhe kjo është më e rëndësishmja: Ai që e braktis të drejtën e Allahut, për të drejtat e tjera s’ka nevojë të flasim, se ai ato do t’i braktis edhe më shumë.

Paramendoni se si është gjendja e atij që i posedon të gjitha këto cilësi!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU