Kjo është letra që ka shkruar një vajzë që është vetëvrarë në Halep, për arsye që mos të bie në dorë të ushtrisë së diktatorit Bashar Al Assad.
“Po ia nis këtë letër gjithë botës… Mbretërve e presidentëve e aktivistëve për të drejtat e njeriut, për të drejtat e viktimave të luftës… gjithë Botës.
Këtu arriti puna. Ndërkohë që po ju shkruaj kanë mbetur edhe pak orë deri në përdhunimin tim dhe masakrimin e trupit tim. Trimat tanë u vranë një nga një e grupe grupe nga bombat e avionëve rusë e nga tanket alevite të Asadit. Ata që po luftojnë po e bëjnë që të mos shohin më kobin që i pret familjarët e tyre.
I drejtohem botës, Boll më! Nuk më duhet më lutja juaj, nuk më duhet thirrja juaj për durim.. E vetmja gjë që kërkoj prej jush është të mos më gjykoni pas vdekjes time. Unë po vetëvritem.. Mos guxoni të thoni se ai që vret veten është dështak. Boll më.. Unë e desha jetën. E desha të jetoj. Por po vetëvritem sepse nuk dua të abuzojnë me trupin tim hienat e Asadit dhe Iranit.Kam duruar shumë e fshehur në shtëpi nga frika e përdhunimeve. Babanë ma vranë! Edhe ai shkoi me pengun se çfarë po linte pas vetes dhe kujt po ia lë. Do ti jap fund jetës sepse këtu në Halep u bë Kijameti. Nuk ka ferr më të madh se ky.
E di se do të unifikoheni të gjithë për të vajtuar dhimbjen time. Por si mund t’ju besoj? Ju më në fund po unifikoheni për gjykimin tim. Sepse nuk jam vajza juaj, as nëna as gruaja e as motra juaj. Një vajzë e parëndësishme, diku atje larg, jam për ju.
Po jua bëj me dije se qëndrimet tuaja që po më gjykojnë, për mua kanë po kaq vlerë sa kjo mënxyrë që kalova.
KUR TI LEXONI KËTO RRESHTA DIJENI SE UNË VDIQA E PASTËR DUKE I SFIDUAR TË GJITHË.. ATA NUK E PREKËN KURRË TRUPIN TIM..”
Me të vërtet fjalë shumë emocionuese, për këto ditë të rënda që po kalojnë banorët e kësaj zone. Shumë ka reagime të ndryshme nga zëra të rëndësishëm të botës, por ende po vazhdon ky terror ndaj popullit sirian nga diktatorët e botës./KohaIslame