Rtv Pendimi
Lajme

Vaksinat kundër gripit arrijnë sot, shpërndahen javën tjetër

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se Ministria e Shëndetësisë i ka porosituar rreth 100 000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat janë porositur përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it.

Vaksinat e porositura pritet të arrijnë sot në Kosovë, ndërsa shpërndarja e tyre do të fillojë javën tjetër.

Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.

Duke pasur paraysh që vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat sivjet do të përdoren për herë të parë janë katër shtamëshe, disa vonesa janë regjistruar si në Kosovë ashtu edhe në vendet e rajonit.

Vaksinat janë të dedikuara për për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.

Vaksinat e siguruara përmes UNICEF-it janë të parakualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Këto vaksina të blera nga Ministria e Shëndetësisë dhe që kanë kushtuar 444.170 euro do t’i shpërndahen popullatës përmes IKSHKP-së dhe Njësive të vaksinimit në QKMF-të e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka siguruar qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit sezonal.

Të ngjajshme

Bëhen 21 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Qëndrim Ibrahimi

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj