Rtv Pendimi

VALLË, KUSH MUNDET T’I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU

Ferkad bin Subhiu thotë:

Na ka arritur se të gjitha punët peshohen pos lotëve që dalin prej robit të Allahut nga frika e Tij. Ato nuk mund të peshohen e as të maten, njëherit ato shuajnë dete me zjarre!

A e ke parë madhështinë e lotit, i cili rrjedh atëherë kur ti përmend Allahun, dhe kur i lutesh Atij në mes të natës?

Dil në treg dhe shfaqi lotët e tu, shiko se a do të ketë dikush që t’i blejë ato?

Këto lotë që shuajnë dete me zjarre në Ditën e Gjykimit, e që tek njerëzit nuk kanë asnjë çmim, porse tek Allahu janë madhështore!

Muhamedi alejhi selam ka thënë:

“Dy sy nuk i kap zjarri kurrë: Syrin që qan prej frikës së Allahut dhe syri që qëndron për të ruajtur në rrugën e Allahut!”

Vallë, a ke qarë ndonjëherë nga dashuria dhe përmallimi për Allahun?

A ke qarë nga frika prej Allahut?

A ke qarë si falënderues për Allahun, për të mirat që t’i ka dhuruar?

Nëse nuk e ke bërë asnjëherë Allahu të ngushëlloftë dhe të mëshiroftë…

Me të vërtetë, nëse s’ke qarë asnjëherë, ke humbur për veten tënde një kënaqësi pas së cilës nuk kakënaqësi.

O Allah, na dhuro zemër të frikësuar ndaj Teje, sy që loton dhe gjuhë që të përmend. Amin…

Përshtati: Valdet Kamberi

TË NGJAJSHME