Rtv Pendimi
Shëndetësi

Vapa, e rrezikshme për fëmijët!

Edhe pse të gjithë duhet të kenë kujdes gjatë nxehtësive të mëdha, kujdesin më të madh e kërkojnë fëmijët!

Fëmijët absorbojnë sasinë më të madhe të ngrohtësisë, ndërsa ekspertët theksojnë që më e rrezikshmja është të lihen fëmijët në automobil pa mbikëqyrje, transmeton Telegrafi.

Po ashtu fëmijët dëshirojnë të jenë aktivë dhe shpesh harrojnë të ndalen për të pushuar dhe për t’u mbushur frymë, ndërsa nuk janë në gjendje të dëgjojnë trupin e tyre.

Nxiteni fëmijën në aktivitet fizik, por le të jetë i hidratuar mirë dhe vazhdimisht të ndalet për të pushuar dhe rregulluar frymëmarrjen. Për çdo 20 minuta aktivitet fizike gjatë verës, fëmija duhet të pijë 235 ml ujë.

Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë (deti, pishinat), fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe mbrojtur nga nxehtësia.

Larja në det pse pishinë do të freskojë trupin tuaj, por nuk do të zëvendësojë ujin i cili është i nevojshëm për organizmin tuaj dhe çdo qelizë në trup. Le të pijë vazhdimisht ujë fëmija juaj, ndërsa po ashtu rregullisht përdorni edhe kremin për rrezitje.

Edhe pse shenjat e lodhjes nga nxehtësia varen nga mosha e fëmijës, ju sjellim ato më të shpeshtat për të gjithë moshat: dhimbja e kokës, të përzierat, vjellja, ngërçet në muskuj, etja dhe goja e thatë, ndryshimet e shpeshta të disponimit, sjellja tekanjoze, ngjyra e errët e urinës, puçrrat dhe skuqjet në lëkurë.

Nëse dyshoni në gjendjen e lidhur me nxehtësinë apo vapën, më së miri ndërmerrni këto veprime: largoni fëmijën nga dielli dhe shkoni me të në hije, jepini ujë të ftohë, mbulojeni me peshqir të lagët, fëmija duhet të ulet në karrige ashtu që këmbët t’i ketë të ngritura mbi zemër, nëse simptomat nuk kalojnë, thërrisni ndihmën e shpejtë.

Sulmi i nxehtësisë është rast urgjent, ndërsa shenja e parë është niveli i zvogëluar i vetëdijes. Nëse e vëreni këtë gjë te fëmija, thirreni menjëherë urgjencën për të mos ardhur te pasojat më serioze ose vdekja! /Telegrafi/

Të ngjajshme

Si e parandalojnë dhe trajtojnë depresionin ushtrimet fizike

Urim Isma

Ndiqni këto këshilla që të mos prekeni nga gripi

Urim Isma

A keni probleme me lukthin, ja si t’i shmangni ato!

Urim Isma

Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm

Urim Isma

Ja çka përfitoni nëse hani molla

Kushtrim Guraj

KOLLITJA TEK FËMIJËT

Kushtrim Guraj

Fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?

Kushtrim Guraj

Gjerdani nga rruazat e qelibarit

Kushtrim Guraj

Ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta larguar dhimbjen e nyejve

Urim Isma